Ben Blushi: Edi Rama kryeministri më i çuditshëm në botë dhe i paaftë
Në seancën e parlamentit deputeti Ben Blushi foli ashpër kundër kryeministrit Rama duke e quajtur një kryeministër krejtësisht të paaftë, një kryeministër që nuk bën asgjë, veçse po lyen me bojë fytyrën e Sali Berishës. Të dy janë fatkeqsia e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Edi Rama, të cilët konkurojnë me njeri tjetrin për të këqijat që i kanë sjellë këtij vendi, tha Blushi.
Edi Rama nuk mbron interesin publik, por atë privat, bile atë të një grupi miqsh të Ramës, vazhdoi Blushi. Edi Rama është një kryeministër totalisht i paaftë dhe ai vetëm merret me kryetarin e Lindjes që është Sali Berisha. Po konkurojnë kryetari Rama i Rilindjes me kryetarin e Lindjes Berisha- vazhdoi Ben Blushi.
Ndër të tjera Blushi tha se :
Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast që ka ndodhur para një jave, një grua me tre fëmijë po shkonte të shihte burrin e vet në burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë të mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqën dy fëmijë, sepse një nënë po shkonte të shihte burrin në burg, a foli njeri nga qeveria sot për një familje që u shkatërrua se po ndërtonte një cati, aq më pak ai që duhet të fliste më shumë, kryeministri.
Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e dëmtoi interesin publik, nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para atij publik.
Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i lartë? jo, i shërbyen një karburanti privat, këtë mbrojti qeveria, a keni parë të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën, shih me ca llogjesh merren sot.
Pse përfundoi kjo familje në burg, sepse babai i vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i coi në humbje jete, ky ndërtoi një cati në tokën e vet, nuk zaptoi, e përfundoi në burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet të ishin në burg, ai shkoi për një cati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfërit.
Rasti i fundit në Sarandë që tregon se si sabotohet interesi publik në vend, ka tre ditë që shkruhet për trafik të madh droge, nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri është akoma në punë, deri dje, ka qenë në punë, për cfarë mbahet në punë, për ca thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojnë dhe e lënë të jetë në krye të transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi më, ndahemi në mbrojtës dhe cenues të interesit publik, qeveria e saboton këtë interes
Ndërsa më pas doli mënjëherë ministri Arben Ahmetaj si me urdhër të kryeministrit Rama dhe sulmoi Blushin duke e krahasuar si të jetë Berisha dhe Basha. Ministri iu kundërpërgjigj Blushit me argumentin se të tre Berisha-Basha-Blushi janë në një linjë.
Fill pas ministrit Ahmeti doli Blushi dhe shtoi se “Unë ju thashë që Edi Rama është një kryeministër i dështuar që po lyen vetëm gërmadhat që la trashëgim Berisha. Por tani po ju them ju të tjerëve, ish miqve të mi socialistë, mos i mbani kovën e bojrave këtij piktori se do të bëheni edhe vetë pis”.
Por, pas kritikave të tij u ngritën menjëherë idhtarët e sportit më të ri në PS: shaj kritikët e Ramës që të bësh karierë. Ashtu si Alfred Peza më parë këtë herë në parlament folën direkt Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj që u munduan të amortizonin kritikat e Blushit ndaj qeverisë. Pikërisht këtyre mbrojtësve të Ramës ai u drejtoi thirrjen: “Mos i mbani kovën se do të bëheni pis”.