Blushi: Rama do bëjë votim me dorën ngritur në sallën e Kongresit

“Një njeri që nuk ka zhvilluar as një sfidë”– fillonte kështu teksti i kronikës që përbënte një profil te shkurtër për aktivitetin e Ben Blushit në Studio e Hapur te Eni Vasilit në News24.

Sapo ka dëgjuar këtë insert televiziv, Blushi iu drejtuar moderatores Eni Vasili duke e pyetur: “Kush ta ka shkruar tekstin?!”– iu drejtua Blushi  drejtueses së emisionit Eni Vasilit duke e vënë në pozitë mjaft të vështirë moderatoren e emisionit. Ndërsa i kujtoi se ai kishte marrë pjesë ne 4 fushata elektorale dhe kishte qenë aktiv në shumë nisma për demokratizimin e partisë.

Deri tani emisioni po vazhdon edhe me replika mes drejtueses se emisionit dhe Blushit.

Deputeti socialist Ben Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërcënon deputetët që të mos mbështesin tezat e tij. I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili ai tregoi se çfarë i kishte rrëfyer një deputete e PS-së. “Më erdhi një zonjë e nderuar që unë e kam shumë mike dhe që e çmoj shumë dhe e dini çfarë më tha? “Nëse unë të mbështes ty, më kanë thënë që do më heqin vajzën nga puna”. A mund të bëhet kjo në vitin 2016? A është kjo një parti demokratike?” – tha Blushi. Ai tha se ka një klimë terrori ndaj të zgjedhurve socialistë për të mos mbështetur linjën e Blushit. Dhe duke vazhduar me tej ai tha Edi Rama do të bëjë  zgjedhje me proklamacion. E dini ju çfarë do të thotë kjo? Do të thotë zgjedhje me dorën ngritur në sallen e kongresit. Ja këtë kërkon Edi Rama. E kush nuk do të ngrinte dorën? Unë jo, por ajo deputetja e kërcënuar do e bënte”, u shpreh Ben Blushi. Duhet votë e fshehtë si dhe delegatët duhet të jenë zgjedhur e jo të emeruar nga Rama.

“Fakti që ju mendoni se unë jam vetëm, nuk është dobësia ime. Por faji i një strukture që është terrorizuar dhe trysura deri në atë masë, sa një deputet e PS dhe zonjë e nderuar mendon si unë dhe ma ka thënë privatisht. Më tha se i kishin thënë se ‘nëse mbështet Blushin publikisht do më heqin fëmijën nga puna’. Po në ça partie jemi, në ça viti jemi? Nëse mbështet ai që ka të drejtë, jo se them se unë kam të drejtë, por a mund t’ja heqësh fëmijën nga puna?”- tha Blushi.

Në media, personi i vetëm i cili ka dalë hapur në mbështetje të Blushit ka qenë deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi.

Deputeti socialist, në një intervistë për Studio e Hapur të gazetares Eni Vasili, tha se ka ende kohë që, të “heshturit” brenda Partisë Socialiste të dalin hapur.

“Jo nuk ndihem aspak vetëm. Se sa vetëm jam apo jo, këtë po kërkoj, të matet me votë. Dhe unë kërkoj që të votohem, për të parë se sa jam vetëm, jam me shumë shokë, kam mbështetës apo jo.”- tha Blushi. 

Vasili: Keni mbështetës, nëse keni ata janë të heshtur deri tani…

Blushi: E para nuk janë të heshtur. E dyta kemi dhe 40 ditë deri në Kongres apo jo, kështu që të presim. Në politikë nuk është futboll, nuk matet me numër tifozësh, në politikë fuqia dhe mbështetja matet me vota.

Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar në studion e gazetares Eni Vasili komentet e ditëve të fundit për një aleancë të tij me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Megjithatë ai i ka hedhur poshtë kategorikisht këta zëra. “Nuk e di nga e keni këtë informacion. Unë kam që në vitin 2007 që nuk kam asnjë kontakt me Fatos Nanon” – tha Blushi.

“Do të krijoni një parti të re?” – ishte pyetja e radhës.

“Po. Unë kam në mendje një parti të re” – tha ai duke shtuar: “Ajo është Partia Socialiste. Sepse nëse realizohen ato që unë them Partia Socialiste bëhet një parti e re”.

…………..

Pjesë nga intervista (fragmente)

I vetëm kundër të gjithëve e kemi titulluar programin sot, ndiheni vetem në këtë kontekst politik?
Jo nuk ndihem aspak vetëm. Se sa vetëm jam apo jo, këtë po kërkoj, të matet me votë. Dhe unë kërkoj që të votohem, për të parë se sa jam vetëm, jam me shumë shokë, kam mbështetës apo jo.

Keni mbështetës, nëse keni ata janë të heshtur deri tani…
E para nuk janë të heshtur. E dyta kemi dhe 40 ditë deri në Kongres apo jo, kështu që të presim. Në politikë nuk është futboll, nuk matet me numër tifozësh, në politikë fuqia dhe mbështetja matet me vota.

Si ju duk profili që emisioni “Studio e hapur” kishte përgatitur për ju?
Nuk besoj që është teksti juaj, çfarë quani ju beteja? Se kur thoni nuk ka fituar asnjë betejë politike… këtë nuk e pranoj. Kam marrë pjesë në 4 beteja politike. Jam zgjedhur dy herë kryetar. Nuk e di çfarë quani betejë përveçse të zgjidhesh.

E ke fjalën për vitin 2009?
Çfarë ndodhi, ne kemi humbur zgjedhjet në 2009. Unë dhe shumë kolegë të tjerë gati 30% e kongresit kemi kërkuar që Rama të mbajë përgjegjësi për humbjen, mund të kishim ardhur në pushtet që atëherë. Kur parti humb zgjedhjet, kryetari jep dorëheqje.

Ju çfarë bëtë nuk garuat?
Kam kërkuar të japë dorëheqjen ai tha mu vodhën zgjedhjet dhe u fut në garë. Unë nuk mund të garoja se një koleg i imi tha do garoj unë dhe unë mbështeta atë. Kam kërkuar të ndryshojnë aleancat e PS se ato nuk na çuan në fitore. Kam kërkuar që PS të ketë një program, në 2009 nuk kishim. Betejat e mija janë beteja idesh. Bojkoti u ndërpre, shkuam në grevë, 21 janari solli humbjen e Ramës në Tiranë. Isha kundër bojkotit, kundër grevës dhe kundër 21 janarit. PS e ndërroi programin, PS u fut në një rrugë të logjikshme dhe fitoi në 2013.

Po thoni që merita e fitores është e Ben Blushit?
Nuk kam ardhur në Portokalli, kam ardhur në një emision serioz po them që kam bërë një betejë idesh.

Vitin e kaluar patët një lëvizje..
Nuk kam patur lëvizje. E dini se çfarë profesioni kam?

Politikan.
Unë jam shkrimtar. Cilat shkrime kam lënë përgjysmë?

Nuk e thash këtë
Kam folur gjithmonë dhe nuk kam lënë asgjë përgjysmë. Kur më pyesni për një gjë që se kam bërë do kthej përgjigje

Ju jeni ciklik..
Unë nuk dal në një televizion që do dal se duhet të dalë me detyrim.

Le të flasim për skenarët e prishura të Kongresit…
Më pyesni për çfarë të doni, por jo për komente të papërshtatshme

Sipas jush këto shkelje të statusit të Kongresit, çfarë janë sipas jush?
E para shpresoj ti keni lexuar. Konteksti është i tillë se zgjedhjet e fundit për kreun e PS-së janë bërë në 2009 dhe ne jemi në 2016. Unë kam kërkuar që të ketë zgjedhje sipas normës, që është brenda 4 viteve. Më në fund, në vitin e kaluar, 2015, u thirr një mbledhje asamble që vendosi që të zhvillohej kongresi. Kam kërkuar që ky kongres të përcaktoj se aty zgjidhet sipas statusit krye i PS sipas parimit një anëtarë një votë, që ju thoni se unë nuk kam folur. Kam kërkuar që të garohet me parimin një anëtar një votë që kreu të zgjidhet nga anëtarësia.  Këta njerëz nuk duan ta kuptojnë, është e qartë. Treçereku i qeverisë kanë dalë kundër meje për të thënë, jo nuk do ketë zgjedhje për arsye të paqarta. Dje kam shkuar në grupin parlamentar, me një dokument prej 10 faqesh, që provon se çfarë shkeljesh i janë bërë statutit të partisë, Republikës së Shqipërisë. Të drejtat e mia si anëtar i PS mbrohen nga ky statut. Ligji për partitë politike e pengon këtë që po ndodh në PS, sepse shprehet në mënyrë eksplicite, se partitë janë komfort ligjit kur janë të organizuara nga poshtë lart, kur zhvillohen zgjedhje periodike dhe nuk cënohen të drejtat e anëtarëve të tyre. Në PS nuk ka zgjedhje, ka vetëm emërim. Nga se buron pushteti në Shqipëri, kujt ja beson populli votën e vet? Populli nuk voton për gjykatat, një ekip futbolli, për presidentin, për një televizion publik, nuk voton populli kush do jetë doganier. Populli voton për partitë politike dhe pasi marrin votat ndërtojnë këto institucione që folëm.
Nga ‘92 në ‘97 kishim një parti, e cila u kontraktua. Sali Berisha i hoqi njerëzit që e kundërshtonin, e mbushi partinë me banditë me injorantë dhe ku përfunduam në 97. Pse erdhi PS në këtë derexhe, kur BE me rezolutë, me kusht i kërkoi të dekriminalizojë. A njeh ndonjë parti tjetër, në lindje, të cilës i është kërkuar të dekriminalizohet. Ai ligj për dekriminalizimin u bë për shkakun tonë. Për të marrë vota, financime të dyshimta, Partia Socialiste u mbush me njerëz të tillë.

Keni patur përgjigje për dokumentin që keni adresuar nga kolegët?
Ky dokument i është dorëzuar Grupit Parlamentar të PS dhe Asamblesë Kombëtare që është parlamenti i PS. Kam preferuar t’ja shpërndaj anëtarëve të grupit, aty tregoj për cenimin e zgjedhjeve, parimi i zgjedhjeve është cenuar, parim i transparencës është cenuar, parimi i transparencës financiare, anëtarët duhet të njihen me donacionet. Nuk jetoj në një biznes ushtaraka, jam futur aty me vullneti të lirë. I kam bërë të qarta shkeljet këtyre forumeve. Shpresoj të ketë efekt. Ju më pyesni a jam vetëm apo jo? Deri në 19 mars janë 40 ditë, arsyeja pse jam këtu është për të bindur njerëzit se kush ka të drejtë.

Keni marrë përgjigje?
Jo nuk kam marrë
Zyrtarisht prisni përgjigje?

Kam bërë një tablo, nuk është kërkesë. Kam bërë një ekspoze të mënyrës si janë shkelur statuti, ligji dhe Kushtetuta. Shkoj me shpresën se do të ketë një Asamble Kombëtare, por kjo nuk varet nga unë.

Keni patur komente nga kolegët tuaja në lidhje me draftin që nuk u pranua?
Fakti që ju mendoni se unë jam vetëm, nuk është dobësia ime. Por faji i një strukture që është terrorizuar dhe trysura deri në atë masë, sa një deputet e PS dhe zonjë e nderuar mendon si unë dhe ma ka thënë privatisht. Më tha se i kishin thënë se ‘nëse mbështet Blushin publikisht do më heqin fëmijën nga puna’. Po në ça partie jemi, në ça viti jemi? Nëse mbështet ai që ka të drejtë, jo se them se unë kam të drejtë, por a mund t’ja heqësh fëmijën nga puna?

Ju po thoni se ka klimë terrori që mbështet nga qeveria?
Për fat të keq po.
Nëse jeni vetëm apo jo kjo është një pyete…e unë do vazhdojë ta bëjë..
Nëse ka një çështje që do më shqetësonte është se unë kam apo jo të drejtë. Sesa të drejtë kam unë është vota e fshehtë për ta matur. Mosmarrëveshjet zgjidhen me dy rrugë, ose me ligj ose me votim. Unë dua të votohem. Pse ata nuk duan të votohen? Nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Unë jam i gatshëm të kandidojë me të drejtën time. Këta që janë përballë meje pse nuk duan të votohen?

Sepse janë votuar..
Nga kush janë votuar? Nuk e di se për këtë ke votuar ti. Por nëse ke votuar për ne si koalicion, ti s’ke votuar që Rama të jetë deri në infinit kryetar i PS. Para dy vjetësh në Slloveni, se ne nuk jemi në Pakistan, as në Venezuelë, u bënë zgjedhjet e përgjithshme, fitoi një parti e majtë, kryetarja e partisë u zgjodh kryeministre. Pasi u bë kryeministre ishte cikli për zgjedhjet në parti, ajo nuk tha këtë që thonë këta, nuk ka zgjedhje se unë u zgjodha kryeministre. Fiton partia, njerëzit votojnë partinë. Dhe sepse fiton partia, partia ka të drejtë të heqë, të verë apo të lërë në detyrë atë që e kanë votuar. Çfarë ndodhi në Slloveni? Dikush e sfidoi kryeministren, ajo i humbi zgjedhjet në parti dhe iku, nuk është më as kryeministre. Kjo është një gjë aq e thjeshtë sa vetëm në Shqipëri mund të kthehet në një fabul të pakuptueshme. E dini për çfarë po bëhet gati Edi Rama, dhe kjo është për pafytyrësinë e tij, po bëhet gati për aklamasion. Të bësh zgjedhje me dorën ngritur. Unë nuk do ta ngre dorën, kjo nuk është zgjedhje.

Mund të jeni vetëm…
Le të jem vetëm. ky nuk është votim, kjo është dhunë. Jemi në vitin 2016, unë po kërkoj zgjedhje të rregullta, sipas parimit një anëtar në votë. Rama pretendon se ka marrë 1 milion vota. Padyshim ai ka meritën që ai e drejtoi këtë koalicion, e formoi. Pretendon se ka marrë 1 milion vota, ka bërë reforma dhe në emër të reformave ka nxjerrë papagaj tek dera e PS-së, duke thënë që tani po bëjmë shumë reforma dhe nuk mund të bëjmë zgjedhje.Nuk kemi mundësi të bëjmë zgjedhje kjo nuk mund të ndodhë. Pse ka frikë të votohet ky njeri kur ka bërë kaq shumë reforma?

Ai nuk ka kohë..
Ju ku e dini zonjë, keni folur me të? Statuti i një njeriu është 7 vjet? Unë kërkoj të votohem në këtë parti, të më njihet e drejta e votës dhe e zgjedhjeve. Këto të drejta burojnë nga Kushtetuta. Pra, e drejta e zgjedhjes dhe e kandidimit. Unë do garoj nëse do ketë garë.

Mendon se do fitosh, do bëhesh kryeministër?
Unë do garoj, kaq.

Pandeli Majko tha se ndjehem i detyruar moralisht por jo institucionalisht. Mund ta thotë edhe Rama këtë…
E para të mos bëjmë lojë fjalësh, e thashë për çfarë garoj. Është një e drejtë që ma njeh ky statut. Nuk ka kufizime dhe kritere që më ndalojnë garën, nëse kjo normë nuk më pengon jam i lirë ta bëj. Kërkoj garë të hapur brenda PS. Precedentët që përmendët janë të tillë që më japin të drejtë mua. Deri në 2009 ka pasur zgjedhje periodike.

A mund të flasim për skenarët e pritshme, të mos ketë zgjedhje apo dhe të ketë zgjedhje…
E përjashtoj që mos të ketë zgjidhje.

Po është një skenar i tillë
Po nuk do ketë.

Nëse nuk do ketë zgjedhje çdo bën?
Nëse juve ju mbyllet Tv çdo bëni?

Do shkoj të punoj në një tv tjetër
A mund ta pyes atë që burgohet, se kur futesh në burg se ai që është burgosur padrejtësisht se çfarë do bëjë për të dalë nga burgu. Këtë më pyet mua nëse më zhvishem, nga këto të drejta?

Jeni i lirë të përgjigjeni. Çfarë është e nesërmja pas kësaj?
Nëse data 19 mars, se nuk e di ca ditë i bie, jeta vazhdon, dhe nuk do zhvishem nga të drejtat e mija themelore. Nëse më pyet nëse do vazhdoj të jem shkrimtar , kjo është afërmendsh. Pse mo e keqja e shoqërisë shqiptare i vjen keq nga të shkruarit e libra. Çfarë do bëjë? Do shkruaj.

Do ta lini politikën?
Po pse ta lë? Do jem brenda partisë socialist për sa kohë kjo të jetë PS.

Para s’keni projekt të ri jashtë PS?
Kam dy projekte, një centralizues i Edi Ramës dhe një modernizues i mi. Edi Rama do ta centralizojë dhe ai do mandat të përhershëm. Forumet nuk mblidhen, nuk pyetet askush për asnjë vendim dhe i kërkojnë që ta mbështesin dhe kur ai i ka idetë e gabuara. Vetëm i majtë nuk është. Ky është projekt që i bën dëme Shqipërisë. Kjo parti nuk mund ti ngjajë PD në vitin 1994.

SHKARKO APP