Ben Blushi deklaron tek Fevziu: Kjo qeveri duhet rrëzuar si e paaftë

Deputeti Ben Blushi i ftuar në emisionin “Opinion” tek Blendi Fevziu foli për programin e tij për një PS ndryshe e ku të ketë zgjedhje e jo siç e ka bërë Rama. Ndër akuzat e tij të ditura tashmë ndaj kryeministrit si dhe  problemeve ekonomike që ka sjellë kjo mënyrë qeverisje e cila nuk po mban premtimet, Ben Blushi tha se kjo qeveri duhet rrëzuar. Nuk ia japim PD-së qeverinë , por gjejmë plot në PS. Kjo qeveri është e paaftë, theksoi Blushi. Socialistët janë të pakënaqur për drejtimin e qeverisë nga Rama, ndaj duhet të rrëzohet.

“Kjo është një qeveri e paaftë. Unë nuk hyj në qeveri me Edi Ramën, larg qoftë. Këta janë për të ardhur keq, unë nuk bëhem pjesë e këtij mediokriteti. Kam diferencë kulturore me këta njerëz, këta janë mediokër. Edhe Edi Rama Absolutisht medikokër.Po qeveris Shqipërinë në mënyrë mediokre. Jam për të rrëzuar këtë qeveri, por jo për të rikthyer PD, në këtë vend nuk ka opozitë. Rama është kryeministri i vetëm në botë, që ndanë më shumë tesera partie se vende pune”, tha Blushi në “Opinion”.

SHKARKO APP