Ben Blushi: Rama solli përdhunuesit, kriminelët, pisllëkun në politikë

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për futjen e kriminelëve në politikë. Ai ka komentuar rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i cili rezultoi i dënuar për përdhunim në Itali.

Blushi tha se Rama solli modelin e përdhunuesit në politikën shqiptare. “Në Atlantic City (SHBA) një kryetar bashkie në vitet ’20 erdhi në pushtet përmes krimit. Ai e ndryshoi qytetin e bëri moderne, por në fund e futën në burg. Askush se mori në mbrojtje. Çështja është, se megjithëse ndërtoi një qytet magjik, a i nderoi Amerika këta njerëz? Askush nuk i mori në mbrojtje. Shkuan të gjithë në burg dhe paguan për atë që kishin bërë.  Sepse shoqëria ka nevojë të ndëshkojë të padrejtën, të panevojshmen, Shoqëritë e përparuara nuk e kthejnë vesin në standard. Besoj e kuptoni përse e kam fjalën”,- tha Blushi.

Ai tha se ajo që ndodhi në Kavajës është e papranueshme si model. “Ajo që ka ndodhur me ish-kreun e bashkisë së Kavajës është dëshmi e pastër e degradimit moral. Ai (Rroshi) e çau jetën me mënyrën që dinte, një shoqëri më e përparuar se e jona e ndëshkoi, ne e morëm e bënë kryetar bashkie. Këtu nuk ka avokatë, inxhinierë që duhen zgjedhur, por zgjidhen përdhunues që Rama ! Ata (Itali) e ndëshkuan, ne e zgjodhëm, kjo është arsyeja pse nuk jemi në BE.  Dikush mendon se ky djalë kapërceu dallgën e përdhunimit për të çarë në jetë. Dhe ky (Rama) shkon e bëri kryetar bashkie”,- tha Ben Blushi. Kryeministri solli krimin e rrugës në Parlament, i zgjodhi e u dha imunitet, para , pushtet. Kjo është kriminale , kjo  mbetet masakruese që PS-në e bëri Rilindje të kriminelëve. Edi Rama solli krimin, solli pisllëkun në parlament e në politikë,- tha Blushi.

Tahiri: Nuk prisja t’i dëgjoja këto nga ty Blush. Ti nuk je më socialist

Shpërthen Blushi kundër Tahirit e Ruçit

Braçe sulmon Blushin: Kujtoja se seancën e prishte vetëm Berisha

Vangjel Dule: Blushi ka faj se mbeti socialist e jo rilindas

SHKARKO APP