Ben Blushi: Ligji i ri nuk e zgjidh çështjen e kthimit të pronave

“Kostot e buxhetit rriten dhe konfliktet gjyqesore apo njerezore do te shtohen duke kalbur gjykatat dhe duke perkulur aftesine e shtetit per te investuar apo per te thithur investime te mjaftueshme. Nese duhet te zgjedh mes qeverise dhe pronareve zgjedh pronaret”…

Nga Ben Blushi

Sikur ceshtja e pronave te ishte zgjidhur keto dy dekada ndoshta sot do kishim nje kuptim tjeter per varferine per pasurine dhe korrupsionin.

Shqiperia do ishte nje vend me funksional,drejtesia do ishte me e besueshme,investimet ne bujqesi dhe turizem do ishin shtuar dhe te pakten 3000 jete do ishin kursyer.

Kjo eshte ne nje kuptim fatura e moszgjidhjes se ceshtjes se kthimit te pronave. Nese ka nje shtrese persekutimi i te ciles nuk ka mbaruar ata jane pronaret. Ata te cileve iu moren pronat, shtepite tokat dhe pasurite.

Nje pjese  e madhe ende nuk i kane marre dhe sot. Shumica e atyre qe i vune keto prona nuk i gezuan dot. Ata vdiqen pa shijuar frytet e nje toke qe prodhon, apo te nje shtepije qe kthehet ne ndertim dhe rritet si pasuri.

Shumica prej nesh qe jemi ne kete parlament nuk kemi patur prona te konfiskuara nga shteti dhe kjo eshte arsyeja qe nuk e kuptojme sic duhet dhimbjen dhe trishtimin e nje jete te kaluar me kompleksin e zhveshjes nga prona.

Eshte edhe me e dhimbshme te mendosh se keta njerez u grabiten nga shteti dhe sot po pengohen serish shteti.

Qe ta kuptojme kete duhet te mendojme per nje cast, sikur shteti te kthehet serish kunder nesh. Sikur te gjitheve qe jemi ketu te na merren shtepite,pronat,tokat dhe pas 20 apo 30 vitesh ato te hyjne ne kalvarin e gjyqeve apo te pamundesise per ti kthyer dhe kompensuar financiarisht.

Imagjinoni sikur , pas 30 vitesh,niperit tuaj,te mos kene mundesi te trashegojne pronat dhe per me teper te rraskapiten edhe 20 vjet te tjera per ti marre ato.

Kjo do te thote te kesh shtetin kunder. Brezat qe vijne nuk do besojne se shteti mban anen e se drejtes dhe ekonomija do te deformohet nga shtremberimet dhe spekulimete tregut dhe te drejtesise se korruptuar. Prandaj une them se pronaret kane te drejte. Atyre duhet tu njihen dhe tu jepen pronat e tyre.

Ceshtja eshte si?

A ka toke dhe troje te mjaftueshme per tua kthyer? A ka mundesi financiare per ti kompesuar?

Nga shifrat qe kemi perpara del se jo.  Nje pjese e madhe e tokave jane zene. Ne menyre te rregullt apo te paligjshme.

Kompensimi financiar me vleren e tregut shkon ne afro 30 miliarde euro qe do te thote se duhen te pakten 5 buxhete, pa rroga, pa investime dhe pa pensione per te kompensuar te gjithe ata te cileve u eshte bere kjo padrejtesi.

Nese shoqeria do te pyetej sot se pse duhen harxhuar 5 buxhete per te kompensuar pronaret sigurisht qe shoqeria do te ishte skeptike.

Ajo nuk paguan dot.

Perse duhet paguar padrejtesia me taksa?Pse duhet te paguajne te gjithe per te ndrequr nje gabim apo nje krim?Pse duhet te hiqen parate nga spitalet dhe shkollat nga rruget,energjia dhe bujqesia per te blere pronat qe shteti ua grabiti pronareve?

Natyrisht qe shoqeria kate drejte. Ajo smund te paguaje nje krim perjetesisht.

Mirepo ceshtja e prones nuk eshte nje ceshtje politike. Per mua eshte njeceshtje te drejte universale. Shoqeri te barabarte pa prona nuk ka. Ekonomi te zhvilluar pa pronesi nuk mund te kete. Ne e provuam dhe deshtuam me keq se kushdo tjeter ne planet.

Ceshtja eshte se ne 20 vjet ceshtja e prones nuk eshte konsideruar si nje e drejte universale njelloj si liria e fjales. liria e besimit dhe arsimimi, por si nje e drejte relative.

Shteti ta njeh, apo nuk ta njeh.

Ceshtja e prones ka qene dhe mbetet politike.

Mua me vjen keq sot qe pronaret duhet te jene serish nen kudhren e gjykimit tone.

A kemi ne te drejte ti kufizojme te drejtat e njeriut? Une mendoj se jo. Ne nuk duhet ta kemi kete te drejte. Ne nuk kemi te drejte ti mohojme askujt pronen dhe kthimin e saj.

Ne 20 vjet cudija ishte sesi pronaret u klasifikuan si torte elektorale. E drejta e tyre u politizua kur ne fakt duhet te ishte nje e drejte automatike qe buron nga kushtetuta. Atij qe i eshte marre prona duhet ti kthehet. Por kjo nuk ndodhi.

Dy aktet me te renda qe kane cenuar pronen ishin te dyja politike.

E para ligji 7501 dhe i dyti akti I legalizimeve.

Nuk them se nuk duhet te ishin kaluar,por te dyja duhet te ishin vene ne zbatim pasi te ishte mbyllur procesi i kthimit fizik te pronave. Nese kjo do kishte ndodhur, sot shoqeria nuk do ishte perballe nje fature financiare te paperballueshme e cila kercenon ekonomine e te pakten 30 viteve qe vijne.

30 miliarde euro eshte kjo fature. Ku mund ti gjejme?

Fatale eshte se, Partia Demokratike qe pretendoi se do ti mbronte pronaret beri me pak se kushdo per ta. Jo vetem qe ndau tokat e tyre ne menyre politike por inkurajoi zaptimin e pronave pa bere rishpendarjen e pronave te konsifiskuara.

Partia Demokratike ndertoi absurdin me te madh politik te pluralizimit:edhe me pronaret edhe me ata qe ua zaptuan pronat atyre. Por ky dem nuk eshte vetem iPartise Demokratike. Ky eshte demi i shoqerise per disa breza.

Partia Demokratike e ktheu te drejten e prones nga nje e drejte universale ne nje te drejte relative.  Ne tete vite Partia Demokratike nuk beri dot nje ligj per pronat por ne fakt e amendoi, e qepi dhe shqepi mbi dhjete here ligjin e vitit 2004. Perfundimi i kesaj tollovije ligjore sot eshte trondites. Ne tete vjet qeveria e djeshme ka paguar me pak se 30 milione dollare per kompensimin e pronave cka eshte krejtesisht e paperfillshme dhe injoruese. E vetmja gje qe u be per dhjete vjet eshte postimi I dosjes se pronave. Zgjidhja u shty duke rritur faturen financiare dhe kostot per brezat.

E dini kush jane njerezit qe kane paguar me shtrenjte kete fature?

Jane ata qe nuk kane patur prona te konfiskuara nga shteti dhe ata qe nuk kane zaptuar asnje meter toke te cilen tashme e kane legalizuar. Keta jane shumica e popullsise. Ata kane paguar nje fature padrejtesije e cila sot shkon me shume se disa miliarde.

Sot serish ata jane perpara kesaj fature. Sipas ketij ligji duhet te paguajne te pakten 50 milione dollare ne vit per te kompensuar financiarisht padrejtesine qe shteti u ka bere pronareve te ligjshem.

Ky ligj,megjithese eshte me i guximshem sesa ajo qe ka ndodhur per tete vitet e shkuara, megjithate nuk e zgjidh ceshtjen e prones.

Ky ligj nuk e kthen pronen por vetem e kompenson ate.

Une mendoj se debati nese prona duhet kompensuar me vleren e tregut te sotem apo me vleren e tregut kur prona eshte konfiskuar mbetet ne thelb te ligjit.

Shqiperia nuk ka mundesi ta paguaje kete fature.

E megjithate une besoj se Republika jone mund te paguaje me shume se saka vendosur.

Jo vetem financiarisht por fizikisht.

Te gjitha pronat qe shteti ka sot i duhen dhene pronareve.

Kjo do ta ulte koston financiare dhe do clironte shtetin nga barra e padrejtesise historike. Pronaret mund te pranojne te mos marrin qind per qind ate qe u eshte marre por ata do te cliroheshin nga kompleksiipadrejtesise. Edhe me kete ligj ata besojne se padrejtesia vazhdon dhe do te vazhdoje.

Une besoj se shteti nuk kapse te jete pronar tokash dhe trojesh te cilat nuk iduhen. Hidrocentralet,puset e naftes,minierat,veprat publike, shkollat, spitalet nuk mund te kthehen dhe duhet te kompensohen por gjithshka tjeter nuk kapse mbahet.

Pronesija e tepert, e ndertuar mbi padrejtesi e rrenon nje shtet.

Nese nje njeri qe ka 1000 metra per tiu kthyer i jepen 200 dhe 800 te tjerat mbahen nga shteti per tu rishpendare, per tu privatizuar apo dhene me koncesion kjo eshte e padrejte. Perfat te keq ky ligj nuk e garanton kete marredhenie. Shteti serish mbetet pronari me i madh ne kurriz te pronareve te ligjshem.

Shteti nuk mund te ndertoje publiken mbi jopubliken.

Kjo e drejte qe shteti ia jep vetes nuk e ben ate me te besueshem dhe e fut ne rrugen e korrupsiont sic ka ndodhur keto vite kur tokat e pronareve jane blere apo pervetesuar nga njerez te tjere te cilet i gezojne sot padrejtesisht.

Prandaj them se ligji duhet te quhet ligj per kthimin e pronave dhe jo vetem kompensimin e tyre. Prona duhet ti njihet dhe ti kthehet atij qe i takon.

Thene keto jam I bindur se ky ligj nuk e zgjidh ceshtjen e pronave sepse ai nuk i kthen ato, duke e shtyre zgjidhjen per nje kohe te panjohur. Kostot e buxhetit rriten dhe konfliktet gjyqesore apo njerezore do te shtohen duke kalbur gjykatat dhe duke perkulur aftesine e shtetit per te investuar apo per te thithur investime te mjaftueshme.

Nese duhet te zgjedh mes qeverise dhe pronareve zgjedh pronaret.

Ata nuk jane problemi, ata jane viktima.

Nese duhet te zgjedh mes te drejtes dhe pamundesise, zgjedh te drejten.

E drejta e ben cdo te pamundur te mundur.

SHKARKO APP