Ben Blushi: Me kë jeni ju të PD-së, me 21 janarin 2011 apo me 14 shtatorin 1998?!

Deputeti Ben Blushi tha në parlament , nder te tjera, se ne lidhje me 21 janarin ju të PD-së keni vrare. Edhe me 14 shtator 1998 keni sulmuar kryeministrinë me armë dhe e dogjët. Ju thoni se me 21 janar 2011  PS-ja sulmoi kryeministrinë dhe u vranë  disa protestues se kishte plan per te hyre ne kryeministri. Por-pyeti Blushi-cili nga protestuesit e vrare kishte arme? Po nga protestuesit? Po me 14 shtator 1998 pse sulmuat me arme kryeministrine? Pra ju ose jeni me 14 shtatorin ose me 21 janarin? Me të dyja nuk mund te jeni!

Ben Blushi theksoi se ju si PD keni dy standarte, ndryshe per 21 janarin e ndryshe per 14 shtatorin. Ne te dyja rastet ju sulmuat me arme dhe vrate e dogjet

SHKARKO APP