Blushi me socialistët do shkojnë tek takimi i Ramës.Policia në gadishmeri

Ben Blushi duket se ka vendosur ti futet në sallen ku Edi Rama do të bëjë takimin.Sot në orën 17:00, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama, pritet te zhvillojë një takim me socialistët, i cili në fakt nuk duket se do të jetë i tillë. Kreu i qeverisë,  do të ketë në sallë administratën publike të Korçës ndaj të cilës po bëhet presion për të shkuar në rresht një orë përpara takimit për të qenë prezent në sallë.

Dje,  në qytetin e  Korçës ka shkuar edhe zv/kryeminsitri, Niko Peleshi, i cili ka mbledhur drejtorët e administratës për të konfirmuar masat dhe për të siguruar pjesëmarrjen e administratës publike në takimin me Edi Ramën. Niko Peleshi ka urdheruar se kush nuk shkon në takimin me Ramen në takimin e PS-së të henën është i shkarkuar nga puna. Po bëhet presion mbi disa socialistë që të mos flasin kundër Ramës në takim. Policia e Tahirit po merr të gjitha masat për mospërplasje në Korçë sot me përkrahesve të Ramës dhe atyre të Blushit. Forca të shumta nga Tirana kanë rrethuar zonën ku do të jetë Edi Rama.

Presioni ndaj punonjësve të administratës publike ka filluar disa ditë më parë në një mbledhje nga prefekti  Korcës, Ardit Konomi, i cili ka mbledhur të gjithë drejtorët e administratës dhe i ka kërkuar që punonjësit të jetë në rresht në orën 16:00, një orë përpara takimit që do të zhvillohet sot.

Për më tepër, disa drejtues kanë theksuar se punonjësit e administratës që do të shkojnë në takim,  do të marrin një biletë për të hyrë në sallë. Ajo do të merret në momentin që punonjësit do të futen në sallë dhe për të vërtetuar pjesëmarrjen  do të dorëzohet të hënën tek drejtori ose shefi i personelit. Personat që nuk do të dorëzojnë biletën do të largohen nga detyra.

Të paktën 30 persona që punojnë në administratë kane thene se jane kercenuar nga Niko Peleshi. Nga dje, operacioni i presionit për pjesëmarrje drejtohet nga Niko Peleshi dhe deputeti i qarkut Elbasan-Korçë, Taulant Balla.

“Dje kemi zhvilluar mbledhje me drejtorin dhe na është kërkuar të vijmë me detyrim në takimin me Edi Ramën. Duhet të dëgjosh kryeministrin që të mban në punë dhe të jep bukën”, ky është qëndrimi që drejtuesit e administratës shtetërore kanë mbajtur me një prej vartësve.

Prefekti i qarkut, Ardit Konomi, zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe deputetit Taulant Balla po bëjnë presion ndaj administratës për të qenë në takimin e sotëm. Për të mos dëmtuar punonjësit sipas citynews nuk do t’i bëjë publike ato, por në rast se do të na kërkohen, jemi të disponueshëm për ti bërë publike, edhe nëse do kërkohen nga organet e  prokurorisë.

Për herë të parë në histori administrata do të hyjë në takim me biletë për të siguruar vendin e punës. Ndërkohë nga stafi i Blushit po mendohet se mëqënëse Rama e ka lenë kastile takimin e tij një orë para Blushit që t’i prishë takimin e lajmëruar një javë më parë, atëhere po mendohet ti bëhet “surprizë” Kryeministri Rama duke hyrë Ben Blushi me qindra militantë të PS-së në takimin e Ramës, ku Blushi do të flasë për të sqaruar se pse Rama po e shkaterron PS-në.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka lajmëruar që të mos ketë  shumë dhunë mbi simpatizantët e Blushit.

http://www.kohajone.com/2016/02/19/ben-blushi-me-socialistet-protij-do-shkojne-tek-takimi-i-rames-policia-ne-gadishmeri/

SHKARKO APP