Ben Blushi nis fushatën në bazë për kreun e Partisë Socialiste
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka nisur takimet në bazë për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Sot Blushi ka qenë në Kukës, në një takim për emigrimin dhe integrimin, ku është promovua dhe librit të tij i fundit “Kandidati”.
Deputeti Blushi ka folur dhe për procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Ai u shpreh se në Partinë Socialiste ka një Kongres, atëherë do të thotë që do të zhvillohen edhe zgjedhje. Ai shtoi se askush nuk mund t’i pengojë zgjedhjet, pasi nuk përcaktohen nga Rama dhe nuk ka të drejtë të vendosë nëse do të mbahen ose jo zgjedhje dhe kush do t’i numërojë votat. ““Rama është një nga kandidatët, por nuk i përcakton ai zgjedhjet. Për këtë ekziston statuti i partisë, sipas të cilit zgjedhjet në PS duhet të mbahen një herë në 4 vjet”,- tha Blushi.
Ndër të tjera, Blushi la të kuptohet se Edi Rama ka frikë nga gara në PS. “Nuk hyn në zgjedhje ai që ka frikë të përballojë garën. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurrence. Dyshoje se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje në PS”,- tha Ben Blushi.