Ben Blushi: Rama e do timonin për t’i dhënë makinës së Mark Frrokut

Kreu i LIBRA dhe deputeti Ben Blushi ka reaguar sot për një reklamë elektorale të transmetuar nga Partia Socialiste. Në reklamë shfaqet Kryeministri Rama, në rolin e një polici rrugor që vendos gjoba ndaj kundravjatësve të Kodit Rrugor. Reklama jep synon të tregojë se Kryeministri nuk të “fal” kur shkelet ligji dhe se me paratë e gjobave ndërtohen rrugë dhe shkolla.

Por kreu i LIBRA ka një tjetër lexim të këtij mesazhi elektoral të Edi Ramës. Ai kujton se nëse do të ishte makina e Mark Frrokut, Rama do ta kishte lënë të kalonte.

Ndërsa shton se arsyeja se përse Rama kërkon të marrë timonin e qeverisë është: “për ti dhënë makinës së Mark Frrokut.

PSE E DO RAMA TIMONIN

Edi Rama ka sajuar nje video sikur mbledh gjobat e atyre qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Sikur te ishte makina e Mark Frrokut do ta kishte lene të kalonte dhe madje do hypte dhe vetë aty sic ka bërë në katër vjet. Ja pse e kërkon timonin. Për ti dhënë makinës së Mark Frrokut! Nëse ja japim prapë timonin humnera është e sigurt!”,- shkruan Ben Blushi në Facebook.

Në vitin 2015, në makinën e deputetit të Partisë Socialiste policia kishte informacione se udhëtonte një trafikant i njohur droge. Edhe pse policia u vu në ndjekje të makinës dhe kërkoi kontrollin e saj, deputeti i PS-së nuk pranoi të lejonte që policia të ushtronte detyrën. Kjo ngjarje u mbajt për disa muaj fshehtë dhe më pas u publikua nga media, si një nga rastet më flagrante të përdorimit të pushtetit politik nga një deputet i PS për t’i mos ju bindur forcave të policisë.

VIDEO ELEKTORALE E KRYEMINISTRIT, EDI RAMA:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154818863091523/

SHKARKO APP