Ben Blushi: Referendumi në Partinë Socialiste qesharak. Europa po na tall

Në një prononcim për median pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi tha se standardi që krijoi kjo parti po kthehet në qesharak.

“Jam i bindur se kutitë janë mbushur dhe pjesëmarrja ka qenë më e ulët. Sot nuk dihet rezultati për bashki, nuk dihet rezultati në secilën prej 380 kutive. Sa qesharake ishte e gjithë kjo mjafton tju kujtoj deklaratën e Aurélie Filippetti, ish-ministren e Kulturës e Holande duke folur çfarë po ndodh në PS-në Franceze, tha mos i bëni zgjedhjet si  shqiptarët.  Standardi që ne krijuan me këtë referendum duke hequr të drejtën e zgjedhjes po kthehet në qesharak. Europa po na tall”,- tha Blushi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xIRxZtllu88&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP