Ben Blushi: Sali, po ti ç’punë ke me garën në Partinë Socialiste?
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, i cili ka shpallur kandidimin për kryetar të PS-së replikoi sot me Sali Berishën në Kuvend. Berisha në fjalën e tij komentoi gjatë garën në PS duke akuzuar Ramën se ka bllokuar partinë.
Por Ben Blushi, në një replikë në Kuvend i është drejtuar Berishës me pyetjen: “Po ti çfarë pune ke me Partinë Socialiste?”.
Pjesë nga fjala e Blushit:
“Ke folur komplet si otoman komunist për politikën e jashtme. Me Greqinë ishe në konflikt. Edrogan të tha frikacak para 4 vjetësh në telefon. Në Kosovë i përçatë atje partitë e shqiptarëve. Mos fol për politikën e jashtme.
Dola për të folur për atë që the për PS. Ne jemi në një garë dhe unë se mohoj. Jemi në një garë për arsyet tona.. po ti ç’punë ke? Teserën e Partisë së Punës e ke lënë para 20 vjetësh. Unë jam një nga ata që e njoh çfarë ke bërë ti, isha 20 vjeç kur kam dalë kundër para teje. Ed Selamin e çove në SHBA për 10 vjet.
Mua, për fat s’më rreh njeri ende. Nuk më lenë të bëjë garë, por duke u futur ti akoma më shumë s’do më lenë. Ç’punë ke ti me ne, mendon se duke folur t’i fiton shumë vona nga ne? Çfarë halli ke që përzjehesh ti në punët tona?
Me kë ke bërë garë brenda PD për 25 vjet? Nëse unë po dal sot kam frikë se modeli jot, nga modeli që krijove në 25 vjet në politikë. Se ti ca i ke rrahur, Izet Haxhia thotë sot se rivalët e tu i merrte dhe i rrihte në sytë e tu.
Sot jam kundër, sepse nuk dua që modeli jot të vij në partinë ku unë jam”.