Ben Blushi: Sot ishte seancë vezësh. PS të kërkojë ndjesë për kriminelët

Deputeti Ben Blushi deklaroi sot se është përgjegjësia e PS­së për njerëzit që janë futur në Kuvend e për të cilën ka ardhur koha që ajo t’i drejtohet me ndjesë shqiptarëve Sa për deklaratën e Berishës se po mendon edhe lënien e mandatit, Blushi e quan një gjë të vonuar, pasi ai duhet ta kishte bërë këtë që në ’97 “Por nëse kthjellohet pas 20 vjetësh e vendos të lërë mandatin do jetë mirë jo vetëm për të, por për të gjithë, nëse ka ardhur koha ta mbajë fjalën për diçka ky është rasti”­ tha Blushi.

“Shpresoj të mos kemi raste si në Kosovë dhe për më tepër se opozita nuk ka kredon morale dhe kauzën që ka opozita e Kosovës. Para dy vjetësh kanë qenë ata në pushtet dhe shumë gjëra për të cilat kritikojnë i kanë bërë vetë. Në vend të debatit të vezëve duhet të ishte një debat serioz për degradimin që ka pësuar kuvendi, njerëzit e papërshtatshëm që kanë hyrë, mënyrën se si edhe kur gjykohen nuk gjykohen si qytetarët e thjeshtë, për standardin e deformuar që politikanët gjykohen ndryshe nga drejtësia. Besoj që sot ka ardhur dita që ne që jemi në shumicë, PS­ja duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për ndotjen e imazhit të parlamentit se ky mbetet një nga parlamentet më të damkosur në 25 vjet, ku shumë njerëz nuk duhet të ishin aty, që gjykata i konstaton me konflikt interesi, me rekorde kriminale, që detyruan BE të kushtëzonte parlamentin me ligj për dekriminalizmin ishin dhe mbeten aty”­, tha ai.

Sipas Blushit “PS duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për çfarë futi në kuvend duke degraduar raportin e zgjedhësit me të zgjedhurin dhe duke i thënë fëmijëve që po të mos mësosh, por të jesh i dhunshëm, me muskuj, të kesh grabitur, është më thjeshtë të futesh në kuvend se të marrësh një diplomë”, raporton Panorama.

 Ç’mendoni për vetëpërjashtimin e Prengës?

Kjo është gjëja më e mirë që ka bërë, por raste të tilla nuk i lihen ndërgjegjes së njeriut në dorë.

Por, pritet ende vendimi nga gjykata?

 Unë se komentoj këtë, them se kjo nuk duhet të ishte seancë vezësh, shqiptarët duhet të binden se në kuvend ka parti serioze, që nuk e kthejnë atë në shitore vezësh apo bashkësi njerëzisht të çoroditur kur hyn ai që godet me armë, dhe ai që ka përfituar prona publike.

Por për deklaratën e Berishës që mendon të lerë mandatin?

Berisha duhet ta kishte bërë para 20 vjetësh, që nga ‘97 nuk duhet të ishte më pjesë e politikës, nëse kthjellohet pas 20 vjetësh e vendos të lërë mandatin do jetë mirë për të gjithë, nëse ka ardhur koha ta mbajë fjalën për diçka ky është rasti.

SHKARKO APP