Ben Blushi: Të gjithë në Partinë Socialiste zgjidhen, përveç Ramës
Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për kreun e PS, Ben Blushi u shpreh sot se në PS-së të gjitha strukturat po zgjidhen përveç kreut të saj Edi Rama.
Në një prononcim dhënë për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Blushi u shpreh se po anashkalohet zbatimi i statusit.
Ai u shpreh se që prej vitit 2009 nuk ka zgjedhje në PS dhe kjo është shkelje. “Një njeri që thotë se ka bërë kaq shumë reforma… pse ka frike të zgjidhjet Edi Rama?. Edi Rama nuk foli fare në mbledhje. Pse ka frikë të zgjidhet. Çfarë e pengon të thotë është koha për tu votëbesuar. Për fat të keq ky është një mandat i grabitur me të cilin nuk mund të pajtohem”,- tha Blushi.
Ai u shpreh se një parti që nuk bën zgjedhje dhe është në pushtet nuk mund të japë model pozitiv. “Si mund të besojmë se ne do zbatojmë ligjin nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Kush na beson ne? Është hapur një fushatë për rritjen e anëtarësisë, mund të vij një djalë 20 vjeç kur shesh se aty askush nuk zgjedh, vetëm emërohesh”,- tha Ben Blushi.
Blushi tha se gjitha shmangia e zgjedhjeve po bëhet vetëm për një kapriço të Ramës. Deputeti i PS-së foli dhe për qëndrimin e deputetëve të tjerë në Partinë Socialiste. Blushi tha se qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi ishte që zgjedhja e kryetarit nuk ishte më e rëndësishme se ajo e kryetarit te organizatës.
Deputeti Blushi ka pasur një sfidë edhe për Ramën. Ai u shpreh se ishte gati të përballej në një garë më të ku të merrnin pjesë gjithë qytetarët. “Meqenëse se Edi Rama pretendon se ka marrë 1 milion vota. Ka disa precedentë që tregojnë se sesi bëhet gara. Hajd të hapim garën për gjithë qytetarët edhe ata që nuk janë të partisë. Ka ndodhur në Greqi, Itali, hajde të hapim partinë dhe të le të votojë kush të dojë”,- tha Blushi.