Ben Blushi: Televizionet e Shqipërisë, helmi i paguar me taksa tona

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka reaguar për pasqyrimin e fushatës elektorale në mediat televizive në vend. Ai ka bërë një përmbledhje të kohës së transmetuar për patinë LIBRA që nga nisja e fushatës në datën 25 qershor. “Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund i vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min”,- shprehet Blushi.

Postimi i Blushit në Facebook: “Diçka për televizionet e Shqipërisë, helmi i paguar me taksa. A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund I vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa”,- shprehet Blushi.

Shqetësimi i Ben Blushit qëndron, pasi mediat rezulton se kanë shkelur Kodin Zgjedhor, konkretisht nenin 81 pika 1 e tij.

Sipas ligjit  partitë parlamentare që kanë më pak se 20 përqind të votave në Kuvend, duhet të marrim kohë televizive, secila gjysmën e kohës që i jepet një partie të madhe, konkretisht PS dhe PD.

Pra nëse PS ka marrë 53 orë lajme, LSI, LIBRA, PDIU dhe partitë e tjera që janë në parlamentet të kishin nga 26.5 orë transmetime në edicionet e lajmeve të gjithë televizioneve.

Lexoni raportin javor të BMM: Si është pasqyruar në media fushata elektorale

SHKARKO APP