Deputeti Ben Blushi: Unë mund ta drejtoj PS-në më mirë se Edi Rama

PS do ta bëjë me kolegjiale, të majtë se është parti e biznesmenëve – tha në emisionin e Top Story, Blushi. Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka konfirmuar për herë të parë se ai do të garojë për postin e kryetarit të partisë nëse do të ketë një garë në Kongresin e 19 marsit. Në emisionin “Top Story” Blushi tha se Rama po e mban padrejtësisht këtë detyrë duke mos pranuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme prej dy vitesh. Ai tha se në vitin 2003, megjithëse PS ishte në pushtet, u mbajtën zgjdhje brenda partisë dhe Rama u lejua të garonte. Sipas Blushit në vitin 2009, Rama i humbi zgjedhjet, por nuk u largua. Madje sipas tij ai ndryshoi statutin dhe rikandidoi. “Ndërsa në vitin 2013, pasi fitoi zgjdhjet, Rama nuk mbajti më zgjedhje. A është kjo demokraci e brendshme?” – tha Blushi duke shtuar:

“Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por, partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi Blushi.

“Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot” – tha ai,. I pyetur për Ramën si kryeministër, Blushi tha: “Jam shumë, shumë i zhgënjyer me mënyrën e qeverisjes.”

SHKARKO APP