Benet Beci: “Velipoja itash…” dhe gjithmonë, plazhi i ujit të pastër dhe rërës kurative

Pavarësisht se “gojët e liga” po bëjnë të pamundurën duke keqinformuar opinionin publik për gjoja “plazhe të braktisura”, kryebashkiakua i Shkodrës, Benet Beci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të së dielës, 4 gusht 2024, frekuentimin e pushuesve të këtij plazhi të jashtëzakonshëm, kësaj pjese të magjishme të bregdetit, kësaj rëre të rrallë dhe me veti kuruese.

Benet Beci, me përkufizimin “Velipoja itesh 😁 me pak muzikë nga Riku.” tregon se shkodranët dhe jo vetëm ata, por edhe nga gjithë shqiptari dhe Bota, po kalojnë pushime të qeta, relaksuese dhe plot të papritura të këndshme, edhe pse me “më pak muzikë nga Riku” i cili është zëri që shoqëron ngado, që nga zmartfonët në çadra, televizionet në bare, deri te performimet publike.

Velipoja, plazhi i të gjithëve, siç e quan Beci, ofron modelin se si funksionon menaxhimi i mirë i bashkëpunimit, pushtet vendor-privat, për të krijuar kushte për pushime të qeta, që nga mbajtja nën kontroll i bregut, ku plazhi publik është një mundësi, deri te akomodimi dhe shërbimet, të cilat janë jo vetëm me çmime të arsyeshme, por edhe të përfaqësuara nga profesionistë.

Albert Vataj

 

 

SHKARKO APP