Berisha dhe Meta-dy qëndrime të ndryshme për zgjedhjet

Ndonëse Berisha dhe Meta bashkohen te pika kundër kryeministrit Rama, se ai përdori makinerinë shtetrore në zgjedhje, por ndërkohë që kryetari i PD-së insiston se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, nga ana tjetër Ilir Meta, kreu i PL ka kërkuar analizë të thellë se pse dolën kaq dobët në Tiranë.
Pra Berisha nuk pranon të bëjë analizë në strukturat e PD në qarqe dhe në qendër, kurse Meta anon nga llogaridhënia e gjithsejcilit opozitar se pse nuk arritëm të fitonin.
Ja se çfarë ka firmosur nga burgu Ilir Meta: “Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit….”.