Berisha: “Do fillojmë protestat e mëdha!”. KUR, DOKTOR?!
Sali Berisha vazhdon prapë duke premtuar se do të fillojnë protestat e mëdha. Këtë gjë ai ka muaj që e thotë por akoma nuk kemi asnjë protestë.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë folën, tani u takon shqiptarëve, na takon ne, është radha jonë”-deklaroi Sali Berisha.
“Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë”-tha Berisha.
KUR PRA, DOKTOR?!- pyesin demokratët në rrjetet sociale te profili i Berishës.
Apo do shtyhen për në verën e ardhshme?!
KOHA JONË SONDAZH

