Berisha: Do të marrë çdo çmim për revoltën e ditës së hënë, 22 dhjetor
Lideri demokrat ka publikuar një video ku akuzon kryeministrin Rama, porse bën thirrje për ditën e hënë pasditë para kryeministrisë, ku të mblidhet, sipas tij, gjithë populli shqiptar.
Të gjithë deputetët e PD janë shpërndarë nëpër rrethe duke mbledhur njerëz për revoltë në Tiranë.
Në video Berisha deklaron se do të marrë çdo çmim për këtë revoltë të ditës së hënë, pra edhe nëse përfundon në kaos te kryeministria.
Nga ana e saj policia e shtetit po mobilizon mbi 3 mijë forca policore.
KOHA JONË SONDAZH

