Sali Berisha: Kur vdes demokracia (Ligji) prej Ramës, do fillojë dhuna civile

Sali Berisha i ftuar të martën në mbrëmje te Eni Vasili tha që në fillim se krahasimi i kryeministrit Rama për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahiri është i njëjtë me arrestimin e Fatos Nanos nga PD, është pothuaj i vertetë. Dhe Berisha shtoi se e verteta mbetet se edhe dosjen e ish-kryeministrit Nano u përgatit nga vetë PS asokohe. Ishte ministri Shane Koberci i partisë së Nanos, i cili e bëri gati dosjen e Nanos. Edhe në rastin e Saimir Tahirit është PS dhe Edi Rama të cilët e nxorën dosjen e tij në Top Channel për ta diskretituar Tahirin. Donte ta hiqte shpejt qafe nga tregu politik, por edhe frikë kishte Edi Rama nga publikimi i dosjeve që ruan Tahiri kur ishte ministër i brendshëm.

Berisha theksoi se Saimir Tahiri ka pesë dosje të fshehura në banesën e tij ku ka krimet e Olsi Ramës me disa miq të tij, ku bëjnë trafik droge. Antimafia italiane e ka nisur dosjen për Saimir Tahirin dhe u ka kërkuar Edi Ramës dhe linjës hierarkike shqiptare se jo vetëm duhet shkarkuar por edhe hetuar për lidhjet me trafikantët e drogës, por kryeministri nuk guxoi ta arrestojë se kishte frikë nga publikimi i atyre dosjeve që zotëron ish-ministri.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Studio e hapur’, ka zbuluar detajet e telefonatës së Saimir Tahirt, dhe presidentit të Partizanit, Gaz Demi.

Berisha tha se Tahiri pasi doli nga emisioni ‘Opinion’, ku ishte duke u dridhur, ka telefonuar Gaz Demin dhe ka kërcënuar Ramën se do i publikonte dosjet e të vëllait.

‘Pas doli nga ‘Opinion’ dhe shkoi në shtëpi, ai telefonoi e Gaz Demin dhe i tha: i thuaj as …për Edin se 1, 2, 3 , 4 , 5 dosje do ti bëj publike, ishin për Olsi Ramën’.

Ish-kryeministri Berisha tha se dosjet e Tahirit janë: dosja e Xibrakës, dosja e Shullazit, dosja me bizneset të cilët ndajnë paratë mes tyre dhe Ramës, dosja e Fatmir Xhafës. Ish-kryeministri theksoi se “Dosja italiane ka një rregull. Shtetet mike para se ta plasin në erë vijnë dhe të thonë që na ka dalë ky problem. Antimafia italiane është institucioni më i pavarur. Dikush nga ministria i ka thënë Ramës që kemi këtë problem. Unë di klane që po festojnë për goditjen e Tahirit. Rama dorëzoi dosjen për një zotim që kishte marrë, pra që ne nuk do pengojmë drejtësinë.

Pra Rama e nisi me median dhe dosja iu dha edhe opozitës, por jo nga Rama. Po në këtë linjë ai nxori të parin Fatmir Xhafën që tha se hetimi italian nuk ka lidhje me ne. Ata i bënë të qartë që drejtësia do veprojë. Të mërkurën ishte një betejë e egër për të sabotuar që Tahiri të mos shkonte në emisionin ‘Opinion’”- tha Berisha. Te Fevziu kërcënoi Ramën, ndaj kryeministri ndërroi pllakë dhe vendosi ta mbështesë hapur. E bëri nga frika e Tahirit se mos nxjerr dosjet e tij.

Ish-kryeministri Berisha ka tronditur sërish me informacionet që publikoi në emisionin ‘Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24”. Ai tha se Fatmir Xhafaj është i mbytur deri në fund nga dosja e vëllait të tij. E ndërsa shtoi se në Shqipëri gjenden plot 9 miliardë euro drogë e fshehur në tunele dhe magazina.

“Edi Rama kishte vullnetin e mbjelljes së drogës. Ato ishin mbjelljes, e ndërsa tani jemi në korrjen e saj. Të paktën 9 miliardë euro gjenden në tunelet dhe magazinat e Shqipërisë, të cilat bëjnë ligjin në çdo qelizë të vendit.”

I pyetur nga gazetarët në studio se si do operojë opozita përballë Ramës, ish-kryeministri tha prerë se kjo është një narkoshtet dhe nëse bllokohet drejtësia dhe demokracia, atëhere do kemi destabilitet.

(vijon)

SHKARKO APP