Berisha: E kam vendosur, do të kandidoj për kryetar të PD me 22 maj
Ish-kryeministri Berisha duket i vendosur për të kandiduar për kryetar të PD.
“Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’ju drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundem të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, ku shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do i jap fund,” tha Berisha në një konferencë shtypi.
I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro! Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”.
Me 22 maj do të jetë data për votime në anëtarsi për zgjedhjen e kryetarit të ri te PD.