Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm që të largojmë nga pushteti kryeministrin Rama. Dihet nga të gjithë se Arlind Qori ka deklaruar hapur se duhet të largohen edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, pasi sipas tij të dy bashkëpunojnë për të qëndruar në politikë. Me tej Berisha shtoi se duhet të bashkohen të gjitha partitë me një kandidaturë të përbashkët, përfshirë edhe njerëzit e Protestës qytetare nëse krijojnë parti politike.
Nuk dihet se si do të reagojë Arlind Qori pas kësaj oferte të Berishës.