Ish-kryeministri Berisha: Ju tregoj mesazhin që ka marrë Edi Rama!

Në seancën e sotme në Kuvend, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një deklaratë enigmatike kur deklaroi se Berishës ja kuptonte halli, “për shkak të një mesazhi që ka marrë”.

Kësaj deklarate, Berisha i është përgjigjur në Facebook, duke u shprehur se mesazhi i vetëm që ka marrë Edi Rama është “rrëzimi i tij me çdo kusht”.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Mesazhi i vetem – Largimi me cdo kusht i Zograf Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.

Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! Sb”.

Video/Deklarata e Edi Ramës në Kuvend

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/621395858321339/

SHKARKO APP