Berisha: Kam blerë me rrogën e shtetit vetëm 40 metra katrorë ndërtim, dhëndri im përfitoi 64 euro!

Lideri demokrat, Berisha sot para SPAK-ut tha ndër të tjera se nuk kam pasuri, përveç shtëpisë. Me tej ai shtoi se “me rrogën e shtetit kam arritur të blejë vetëm 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë, por me kredi. Ça konflikt interesi kam unë?! Dhëndri im përfitoi vetëm 64 euro! E kuptoni se çfarë mashtruesish janë këta? Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndërroi Edi Rama. Ai bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të vetën.”, tha ai sipas BW.

Me tej Berisha sqaroi se “Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, ata nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër”.

Me 22 dhjetor theksoi ish-kryeministri Berisha do ti tregojmë dhëmbët kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Degët e PD në rrethe kanë filluar të shpërndajnë sms te militantët, por kryesisht po lajmërojnë demokratët muskulozë që të vijnë patjetër me 22 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë po përgatitet akoma nuk dihet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?