Berisha: Këtë herë e kemi ndarë mendjen, do ta rrëzojmë Ramën!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, pas ngjarjeve që rrodhën pas zgjedhjes Avokatit të Popullit.
Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se opozita do të nisë betejën me protesta, deri në qeveri teknike. “Nuk ka më bashkëpunim me mazhorancën e krimit dhe drogës. Ne nisim betejën tonë si rrugën e vetme për qeveri teknike. Adriatik Lapaj ka nisur një aksion që e mbështes. Ai zotëri ka vendosur që të bëjë maksimumin e tij. Kaq mund të them për të”- tha ai.
Ndërkohë PD po mobilizon njerët kudo në rrethe e në Tiranë që me datë 22 dhjetor të kenë turma të papërmbajtura ndaj qeverisë.
Mësohet se po thirren për datën 22 dhjetor protestues fizikisht të fortë. Me sa duket PD-ja këtë herë e ka seriozisht pasi Berisha po thotë përditë se po shkojmë drejt një konfrontimi me kryeministrin.
Nëse edhe me 22 dhjetor nuk ka protestues me numër të madh, PD-ja ka mbaruar!
KOHA JONË SONDAZH

