Berisha: Kryeministrit, firmat i duken hekura, kurse sallat e takimeve i duken qeli!

Nga Sali Berisha-
Nga Kongresi i lepurit ne bark tek Asambleja e tmerrit ne shpirt!
Kreu i organizates kriminale Edi Rama ne panik dhe horror te madh.
Firmat i duken hekura, sallat e takimeve i duken qeli!
Punonjesit e Skapit te Partise i duken ushtare te Luçiferit.
Dera e SPKU-t i duket dera e ferrit!
Perveç fjalimit horror per SPAK-un ai si kurre ndonjehere me pare publikoi edhe 4 statuse ne rrjetet sociale kushtuar atij.
Miq, Edi Rama i ngerthyer si kurre me pare nga Thanatos- Complex apo kompleksi i vdekjes, po jeton diten dhe naten ne boten e pertejme ne te cilen firmat per inceneratoret, Check-upin, Portin e Durresit e te gjitha PPP i shfaqen si hekura te renda jo vetem ne duar por edhe ne kembe.
Porta e prokurorise se posaçme SPAK-ut i duket si porta e ferrit, punonjesit e personeli i kesaj prokurorie perfshi ketu edhe portierin i duken si gardian te Luçiferit, sallat e mbledhjeve i duken qeli te zeza, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj here i duken si Basha here tjeter si te penduar te drejtesise.
Netet qe fjeti ne Dhermi klith ne kup te qiellit “Erdhi, erdhi, erdhi”, fjala eshte per mua, te cilit ne nje ender e i dukem si Luçiferi kurse ne nje tjeter i shfaqem si Anibali.
Por tmerri ndaj Berishes eshte po kaq i madh edhe gjate dites saqe rojet kane marre urdher te prere te mos e lejojne kurre te dale nga shtepia pa pampers pasi po ti dale Berisha para ne rruge, ne palament apo gjetiu atij i ndodh ajo qe tashme eshte bere virale ne fotot e tij te njomura nen vete.
Prandaj dhe ai ne çdo ngjerje te madhe te partise se tij frymezohet vetem nga bota e pertejme ne te cilen ai gjallon.
Keshtu, ne Kongresin e fundit te PS, per te cilin analistet konstatuan se ne permbajtje ngjasonte shume me Kongresin e Cosa Nostras pasi u muar vetem me Skapin e Partise dhe Berishen, kundershtarin qe e tmerron. Ne nje status timin une e quajta thjesht Kongresi i lepurit ne ne bark te Edi Rames.
Por makthi i Rames nga ligjet qe ka shkelmuar per te pasuruar veten ka kaluar nga lepur ne bark ne tmerr, horror te vertet ne shpirtin e tij.
Ndaj dhe ai ne dèsarroi te vertet e shnderroi Asamblene e djeshme te PS ne asamble te tmerrit, horror qe ka pushtuar shpirtin e tij.
Keshtu Rama ne Asamblene e narkopartise se tij teresisht i shperfytyruar i kushtoi gjysmen e fjalimit te tij Skapit te Partise ndaj te cilit beri kercenime asgjesuese ne rastse prokuroret tradhetar do te guxonin te imagjinonin e ndermerrnin veprime ndaj ministrave, Agaçio dhuratmadhit, Dvoranit te Partise dhe larg qofte vete atij.
Ai e di mire se me firmat qe ka vendosur ne aferen e djegesave por dhe ne te gjitha PPP eshte dhe do jete dashi kurban i Skapit te Partise pasi te gjitha shkeljet ligjore kriminale te ministrave te tij e kane origjinen te firma e tij.
Ai e di mire se hekurat ne duart e zyrtareve te tij sot jane hekura ne duart e ministrave, Agaçios dhe vet atij!
Ndaj dhe bertet korridoreve jashte kontrolli si Saçi i bulevardit, te cilin e kishte mik, se nuk do lejoje kurre njeri qe ti permbyse qeverine.
Miq, i sfazuar dhe ne koshmar te plote Rama dje ne asamblene e tij leshoi kushtrimin: Anibales ante portam, Anibali para portes apo Erdhi Berisha dhe i kerkoi perseri publikisht Spakut te Partise: me shpetoni nga Sali Berisha.
Rama e ka kuptuar se loja me opoziten e emeruar prej tij, ABB Alibej-Bardhi, do te kete fundin e Bravo opozites dhe se me opoziten e vertet ai tashme eshte i pashprese! sb

SHKARKO APP