Berisha: Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka mbështetjen time totale për kandidim, por duhet të futet në garë te primaret
Sali Berisha, kryetar i PD-së, te Blendi Fevziu në “Opinion” foli për shumë probleme të politikës së vendit, por në mënyrë të veçantë kur u pyet nga drejtuesi i emisionit se kush do të jetë kandidati për kryebashkiak në Tiranë, tha se do ta përcaktojnë primaret.
Pas insistimit të gazetarëve se a do të jetë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti kandidat i opozitës në Tiranë, Berisha tha se “Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka mbështetjen time totale për kandidim, por duhet të futet në garë te primaret”.
Me tej Kryetari i PD-së, Berisha shtoi se ai ose ajo që do të dalë në krye të listës te primaret do të jetë kandidati zyrtar i PD dhe opozitës.