Berisha në ABC News: O vdesim si opozitë ose rrëzojmë Edi Ramën!

Ish-kryeministri Sali Berisha te abcnews, tha ndër të tjera se “O vdesim ose rrëzojmë Edi Ramën!”. Kjo deklaratë e fortë e ish-liderit të PD-së u kundërshtua nga gazetarja Mirela Milori e cila shtoi se kjo mund të sjellë luftë civile. Por prapë Berisha insistoi se “edhe në luftë do të shkojmë vetëm që të kemi një qeveri tranzitore për të patur zgjedhje korrekte e jo vota të blera nga bandat kriminale”. Berisha shtoi se nuk ka zgjedhje me 30 qershor pa opozitën reale e cila kërkon vetëm votën e lirë dhe jo të blera nga Rama e bandat e drogës.

Kujtojmë se sot PD dhe LSI miratuan në këshillat e tyre kombëtare vendimin se nuk do të shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit pa një kryeministër tjetër dhe pa qeveri tranzitore vetëm për zgjedhje të ndershme. Gjatë emisionit në abcnews, Berisha përsëriti vendimin për çdo formë proteste të opozitës derisa Edi Rama të pranojë qeverinë tranzitore për zgjedhje parlamentare.

“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile. Për rikthimin e votës ia vlen çdo veprim. Fasadë nuk mund të jemi. I kemi hequr mandatet dhe jemi si çdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi. Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u lenë atyre alternative tjetër veç largimit nga Shqipëria.

Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistrokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisarë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur prej tij me bandat”, tha Berisha.

Dhe ju garantoj se nuk do të ketë ma asnjë marrëveshje Rama-Basha, shtoi në fund Berisha.

SHKARKO APP