Berisha: Nëse Rama do ndryshime në Kushtetutë, jam gati të ulem me të!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ishte gati për t’u ulur në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë. Ky fakt u bë i ditur në një konferencë për mediat.

Në të vertetë diçka ka filluar të lëvizë nën rrogoz mes PS e PD për të gjetur mënyra bashkëpunimi se si do ta fusin duart në Kushtetutë. Por të dy ishin që në vitin 2008 kur ranë dakort e ndryshuan në mënyrë thelbesore Kushtetutën dhe pasojat shikohen sot. Sot Berisha flet se Rama ka kapur çdo pushtet, por ishte Berisha si kryeministër që e ofroi liderin e PS për ndryshime e tani ankohet.

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se është dakord në reformën zgjedhore që numri i deputetëve të ulet në parlament pasi sipas tij, duhet të ketë një dhomë më të lartë senati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sipas Berishës, në reformën territoriale numri i bashkive duhet të jetë më i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është 25-30 vite me parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma senatin dhe parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit.

Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës.

Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka.”, tha Berisha. Idenë e uljes së numrit të deputetëve e tha kryeministri Rama kur bëri qeverinë e re të katërt. Tani erdhi radha e doktor Saliut që të ofrojë Senatin. Dhe bëhet 101 vjeç Senator!

Por nëse fusin duart në Kushtetutë, e padiskutueshme se do prekin edhe SPAK, GJKKO, etj.

Rama ka interes personal politik që sa të jetë Berisha lider i opozitës, ai mbetet në pushtet.

Ndaj kot nuk flitet se të dy mbajnë njeri tjetrin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?