Berisha nga protesta: Do ta rrëzojmë Ramën!

Duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, se opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë.

Ai u shpreh se zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë, të cilët vijojnë betejën kundër asaj që kryedemokrati Sali Berisha e cilëson ‘qeveria më antishqiptare dhe më hajdute në historinë e vendit’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.

Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet.

Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.

Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.

Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu.

Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë.

Të ngrihemi e të rrezojmë kryeministrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?