Sali Berisha : Po shikoj, personalisht, të largohem nga ky parlament kriminel
Berisha foli ashpër para gazetarëve tek salla e parlamentit. Ai tha se ky parlament është vend kriminelesh dhe duhet rrëzuar. Nuk mund të rri më në këtë parlament që është kthyer në një strehë e krimit dhe e mafias.
Qendrimi im mbetet që nuk mund të hyjë më në këtë parlament- ishte thënia e përsëritur disa herë e Berishës. PD të vendos si ta mendojë ,por unë kam mendimet e mija për këtë parlament, për Ramën. Ky parlament është kthyer në vend që punon për Kokedhimen, Sadri Abazin, Olsi Ramën, etj.
“Do konsideroj seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”. Kështu u shpreh ish –kryeministri Berisha, duke paralajmëruar largimin e tij nga parlamenti. “Do të shoh qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka në themel hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë se si Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera?”, u shpreh Berisha për gazetarët. “Parlamenti ka kaluar afatin e tij. Nuk meriton të ekzistojë asnjë ditë. Unë flas si Sali Berisha, natyrisht grupi i PD merr vendimet e veta. Kjo situatë është e padurueshme. Deputetët po e përdorin mandatin për të vjedhur. Por ne nuk dorëzohemi përballë kësaj mazhorance. Opozita ka 100 mënyra për t’u përballur me këtë organizatë kriminale që është në qeveri dhe në parlament…
Nuk mund të rrijë më në këtë parlament – e mbylli deklaratën e tij Berisha.