Berisha paralajmëron përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD: Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë takim nga Suel Çela, nuk e pranoj!
Kreu i PD Sali Berisha u pyet sot lidhur me deklaratat e Flamur Nokës së takimi i Salianjit në Elbasan, u organizua nga Suel Çela. Berisha tha se vija e kuqe e PD është bashkëpunimi me krimit dhe se nuk e pranon kurrsesi një gjë të tillë.
“Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka patur kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është , ndaras bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për vijën e tij. Nuk pranoj kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogë.
Kemi patur informacione që pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndetës të gjithë strukturat që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Kjo parti ka linjë të kuqe çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale”, tha ai.
Pra paralajmërohet përjashtimi i Salianjit nga PD.
Ndërkohë Ervin Salianji e ka hedhur poshtë këtë akuzë të Selisë Blu. Ai ka patur takim me strukturat e PD dhe ku ka kërkuar një PD me aktive që të dalë nga përgjumja, sepse kështu demokratët po mbajnë në pushtet Edi Ramën.
KOHA JONË SONDAZH

