Berisha premton: Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Për pensionistët do vendoset Karta e Konsumatorit
Postimi i Sali Berishës, liderit të Opozitës:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, po nis komunikimin me ju sot me një urim, përsëri të përzemërt për Vitin e Ri 2025, por edhe me zotimin tim solemn para jush, se ky vit do të jetë një vit shprese për mbarë ju.
Do vendosim minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Do vendoset Karta e Konsumatorit, me të cilët pensionistët do marrin TVSH-në e blerjeve dhe që është e barabartë me 3 PENSIONE NË VIT.
Do të proporcionojmë me rrogat dhe pensionet çmimin e energjisë dhe ujin, dhe ju kurrë nuk do të blini më naftën me çmim që lëviz më shumë se 10%, me çmimin që blihet në Maqedoni dhe Kosovë.
Një vit të bardhë, plot shpresë për të gjithë ju!