Berisha: Rama bleu makinë të blinduar si e Gruevskit sapo erdhi në pushtet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” edhe arratisjen e Nikolas Gruevskit. Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryeministri tha se edhe Edi Rama ka vepruar njëlloj si GRuevski.
“A e dini se pse u dënua Gruevski? Sepse ka importuar një makinë të blinduar. Kur unë erdha në pushtet, gjetëm në kryeministri një Benz të blinduar të lënë nga Meta apo Nano, nuk e di. Por, udhëheqësit e huaj kërkonin një makinë të blinduar. Edhe ne e blemë një makinë të blinduar për parkun e delegacioneve. Ajo makinë nuk ka hyrë në kryeministri asnjëherë, përveç se me miq. Edi Rama spo erdhi në pushtet mori makinën e blinduar të parkut të delegacioneve. Më pas ai bleu një makinë të blinduar identike si Gruevski”, – u shpreh Berisha.
Me tej Sali Berisha zbulon se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej ministrave me segmente të krimit të organizuar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është të demaskojë qeverinë.
“Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka” – tha Berisha.
Ish-kryeministri foli edhe për ikjen e Fatmir Xhafës nga ministër në mënyrë të papritur: Xhafaj filloi “të kafshojë” ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me “kafshim” Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin.
Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg.
Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova” – tha Berisha