Berisha: S’është vetëm Tahiri i përzier, janë edhe Engjëll Agaçi e Olsi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë seancës parlamentare se nuk është vetëm Saimir Tahiri ai që drejton trafikun e drogës, por janë edhe persona të tjerë. Sali Berisha deklaroi në Kuvend se ka të dhëna që trafiku i drogës drejtohet nga vëllai i Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi.

Sipas ish-kryeministrit ata janë; “Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama”. Ish-kryeministri tha se të dhënat për njerëzit e tjerë me pushtet të përfshirë në trafik droge vijnë nga Greqia. “‘Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta? Gramoz Ruçi, nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna. E kam denoncuar me dhjetëra herë Don Agaçion. I treti është Olsi Rama. Pse është Olsi Rama do të thoni ju? Ka një moment”,- tha Berisha në Kuvend.

Ish-kryeministri ka deklaruar se në trafikun e hashashit personi kryesor që drejton rrjetin është vëllai i Kryeministrit Edi Rama. “Pse u ndoq Klement Balili dhe u shpall Eskobari i Ballkanit? Sepse ai bënte shkëmbimet e mëdha kanabis-kokainë në Ballkan.  Olsi Rama me grupin e tij nga Bostoni është autori kryesor që e nxori Shqipërinë si furnizuesin kryesor të kanabisit. Është i pashpresë”,- tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

Kjo është akuzë shumë e rëndë e bërë nga ish-kryeministri Berisha, pasi Olsi Rama është vëllai i kryeministrit Rama, kurse Engjëll Agaçi punon si sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë. Sali Berisha duhet patjetër të shkojë në prokurori për ta bërë këtë akuzë, pasi në të kundërt mbetet një akuzë e mirëfilltë politike. Pritet reagimi publik i Olsi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

VIDEO/FJALA E BERISHËS SOT NË KUVEND  

https://www.facebook.com/kohajone/videos/745728222283384/

SHKARKO APP