Berisha: “SPAK është prokurori politike”! Ndërsa për Veliajn janë korrektë!
I pyetur nga gazetarët sot Berisha në lidhje me SPAK, ai e quajti “prokurori politike”, ndërsa kur u pyet a quhet kështu në rastin e arrestimit Erion Veliajt, lideri demokrat e anashkaloi akuzën, por theksoi se kur shkel ligjin duhet të ndëshkohesh!
Pra në rastin e tij, SPAK-u mbetet politik, ndërsa për Erion Veliajn është ligjor.
“Unë nuk kam shkelur ligjin”, sqaroi Berisha. “Por Veliaj ka vjedhur”- shtoi ai.
Berisha tha se Veliaj nuk mund t’u shpëtojë krimeve që ka kryer, ndaj për këtë çështje, “i kërkoi të ndalë kërcënimet, në të kundërt do të përgjigjet shumë rëndë. Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal, të dënueshëm, të Erion Vjedhësit, Erion Hajdutit, kërcënimin me personale të Olsi Dados. Tani unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Sigurisht unë jam kundër çdo kërcënimi personal”- nënvizoi Berisha.
Por pyetja lind: Pse Berisha akuzon Altin Dumanin personalisht?!
KOHA JONË SONDAZH

