Berisha: SPAK-u të hetojë lidhjet e Safet Gjicit me Taulant Ballën dhe 100 milionë eurot e tenderuara
Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për lidhjet e Safet Gjicit që ka marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit, por sipas kreut të PD, ato janë marrë në bashkëpunim e bashkëveprim me Taulant Ballën ,kreun e grupit të deputetëve të PS.
“I bëj thirrje ‘Skapit’ të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Ramës. Të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. Të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici në 100 milionë euro, pasi flitet se qenkan të lidhur këta të dy”- shtoi Berisha.
Sipas Berishës, nëse SPAK-u e shton hapësirën e hetimit për Safet Gjicin, pra edhe për tenderat që ka marrë nga buxheti i shtetit, do të dali hapur se çfarë pazaresh ka bërë Gjici me paratë e taksapaguesve.