Berisha: Statuset e Erion Veliajt i shkruajnë njerëzit e Ramës për ta konfliktuar me prokurorët

Lideri demokrat për të dytën ditë radhazi mbron të drejtat e Erion Veliajt në burg. Sot Berisha nxori fakte të reja që sipas tij, njerëzit e Edi Ramës i shkruajnë statuset në facebook, në emër të Erion Veliajt, që të konfliktohet me prokurorët e dosjes së tij!

Kjo akuzë e Berishës në mbrojtje të Erion Veliajt dhe kundër kryeministrit Rama shënon një zhvillim të ri në lidhje me dosjen Veliaj and co.

Ndërkohë SPAK e ka dërguar dosjen e Erion Veliajt në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se nga i kanë ardhur këto informacione Berishës në lidhje me kryebashkiakun e burgosur, nga burgu apo nga avokatët e Veliajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interesante kjo mbrojtje që lideri demokrat po i bën Erion Veliajt!

Me tej Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet ndaj bandave dhe klaneve mafioze, të cilat u shpërblyen nga kryeministri Edi Rama me leje ndërtimi, për vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve të 11 majit.

‘Vrasësi brutal Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi për pallat 21-katësh! Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në Elbasan’, theksoi Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu.

Berisha: Jo vetëm ai. Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët.

Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit.

Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim.

Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë.

Bashkia e Durrësit, subjekti zhvillues shoqëria Pjeza 2022, Valentina Hajri, bashkëshortja e Altin Hajrit, një nga kapobandat e Shijakut. Hajri është në kërkim nga SPAK për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale, që nga trafiku i drogës, pengmarrje, vrasje, ndërhyrje në zgjedhje.

Altin Hajri është autori i vendosjes në lisë të sigurt të Jurgen Çyrbjes në vitin 2021.

Dhe e bukura është se Çyrbja, që e mbronte, i kërkonte ku po e kërkon policia, është në burg, kurse Altini është i lirë dhe merr leje për të ndërtuar pallat 21 katësh, për të larë paratë e drogës sigurisht.

Tani na del aksioner, ç’është e vërteta, ka qenë pronar kryesor. Dhe asgjë e tij nuk është konfiskuar. Golden në asnjë mënyrë, pavarësisht se aty doli njeriu i prerë copa, por Golden vazhdon aktivitetin sepse Altin Hajri është i paprekshëm.

Tjetër. Saimir Tusha, ky është blerës votash për famozin Drazhi. Leje ndërtimi për objekt me funksion banimi, disa pallate, gjer 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë. Gjithnjë Durrësi domeni i tyre. Saimir Tusha është i dënuar për trafik droge. I është sekuestruar pasuria prej 2 milionë euro në vitin 2018. Në vitin 2011 është denoncuar nga PD, zonja Albana Vokshi, si blerës votash për mazhorancën. Në fushatën e 11 majit dyshohet se ka punuar për kandidatin e PS, Drazhi. Tusha rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit dhe në shoqërinë Saeli Konstruksion.

Prandaj ta kenë të qartë qytetarët sepse Adelajda e dy lejtantëve të Suel Çelës është drejtoresha e përgjithshme e agjencisë së urbanistikës në Shqipëri sepse të gjitha klanet e drogës kanë vetëm një lavatriçe të pakufishme dhe ky është ndërtimi në Shqipëri. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se BE.

Kompania guaskë e Arjen Ormenajt ka marrë leje zhvillimi për objekt mix prej 37 kate në bulevardin e ri në Tiranë me subjekt zhvillues Ylla Sula. Sipas informacioneve, pas këtij emri dyshohet se qëndron Arian Ormenaj, njeriu i akuzuar se pastron paratë e grupit Çopja të Elbasanit dhe Darit të Dubait. Yllka Sulaj pasi merr dhuratë nga një prej ortakëve italianë në Shqipëri, 14 përqind të aksioneve ia dhuron Arjen Ormenajt. Megjithëse selia e shoqërisë ishte në Tiranë, palët kanë preferuar të lidhin kontratën në Elbasan. Se aty ishte gjykatëse Fetahu, aty ishte prokurore Enkelejda Fetahu, aty ishin famëzinjtë prokurorë dhe gjykatës që ishin si motër dhe vëllezër binjakë me vrasësit dhe bandën e kartelit të Suel Çelës.

Pas kësaj, Yllka Sula bëhet ortake në kompaninë 55CA me ortak Julian Çuku. Yllka Sula rezulton aksionere ose ortake e vetme në 7 kompani ndërtimi, të gjitha me kapitale të papërfillshme. Dëgjojeni ju, superkontruktoren. Keni ju një imagjinatë të tillë? Ylli i ndërtimit në Europë shpallet Yllka me 7 kompani ndërtimi. Të gjitha me kapitale mafioze.

Vazhdojmë.

Leje ndërtimi për objekt rezidencial në Dhërmi, zhvillues Janaq Gerco dhe Namik Idrizi. Gerco është ortak me Arian Ormenaj në kompaninë B%J Invest. Aksionet Ormenaj i ka blerë në vitin 2019 nga një investitor durrsak me emrin Bekim Halilaj për 50 mijë lekë. Janaq Gerco është ortak dhe në 4 kompani të tjera ndërtimi, dy prej të cilave rezultojnë të pezulluara. Namik Idrizi nuk rezulton të jetë sipërmarrës i drejtpërdrejtë. Nga hulumtimet, Idrizi rezulton i punësuar si agjent doganor. Në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë të lëndëve drusore drejt Greqisë, bashkë me biznesmenin Agim Pisha. Ky i fundit një vit më pas do arrestohet për tentativë të nxjerrjes së 30 kg heroinë nga porti i Durrësit.

Natyrisht heroinën e ka karteli Çela, i patronuar fuqishëm nga Taulant Balla deri tani së fundmi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?