Berisha sulmon nga Mirdita, Ervin Salianjin!

Sali Berisha nga Mirdita sulmoi egër anëtarin e Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin, pas kafes së bujshme dhe takimit që mbajti dje me demokratët në Durrës. Berisha shtoi se dalja e Ervin Salianjit në këto kohë i shkon për shtat kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë nga salla shanë dhe sulmuan Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin, por asnjë fjalë nuk foli Berisha që të mos sulmoheshin Salianji me atë fjalor të rëndë fyes. Ervin Salianji bëri burg politik për PD, por tani PD-ja po e quan tradhtar!

”Ai do të ketë agjendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private”,-tha Berisha. Qëndrimet i bëri edhe më të ashpra, sidomos kur u pyet për pjesëmarrjen në takim.

”Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh”. Nëse kryedemokrati nuk u kursye në qëndrimet e tij, pjesa tjetër e lidershipit demokrat kishte zgjedhur kodin e heshtjes për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër. Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mundesh kurrë të imponohesh në atë mënyrë. E kam fjalën këtu secili nga demokratët çfarëdo lloj gjëje që duhet të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve”, tha kreu i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?