Berisha sulmon të majtën për ngjarjet e Kryengritjes së Postribës, Benet Beci vendos lule te busti i Postribës!
“Me drejtues e kolegë të Bashkia Shkodër në 78 vjetorin e Kryengritjes së Postribës. Nderim e respekt popullit të kësaj zone, gjithmonë liridashës e mbrojtës të parimeve për demokraci e zhvillim!” – shkruan Benet Beci dhe e shoqeron me foto.
Ndërsa Berisha shkruan: “Sot 78 vjetori i Kryengritjes së Postribës!
Të dashur miq, sot Shkodra dhe mbarë kombi shqiptar nderon 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri dhe në Europë kryengritjes së Postribës. Si sot 78 vite më parë natën e 9 shtatorit të vitit 1946 antikomunistët trima e guximtarë të Postribës të organizuar dhe udhëhequr nga tribuni i lirisë Osman Haxhia u ngritën me kurajo epike në kryengritjen e parë dhe më të fuqishme antikomuniste të kohës sulmuan forcat pushtuese komuniste. Qëllimi i kryengritëseve ishte çlirimi i Shkodrës, kryeqendrës së veriut të Shqipërisë nga pushtimi i egër terrori mizor që Hitleri shqiptar i pas luftës, Enver Hoxha po ushtronte në qytetin dhe qarkun e Shkodrës me hordhitë kriminale terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu.
Në betejën e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor kundër pushtimit të egër primitiv të etërve xhelat të pushtetarëve të sotëm ranë për tu bërë të pavdekshëm në përlshjet me forcat terroriste, komuniste ose u ekzekutuan pa gjyqe apo u burgosën nga këto hordhi qindra luftëtar lirie.
Duke u përulur sot me mirënjohjen më të thellë para veprës së ndritur dhe martirizimit të kryengritësve të Postribës shpreh bindjen më të thellë se nderimi më i madh për sakificën e tyre sublime e të pavdekshme është përmbysja sa më parë e narko-shtetit dhe diktaturës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të Edi Ramës dhe bastardëve të tjerë të etërve barbar që ushtruan genocid ndaj Postribës, Shkodrës dhe Kombit Shqiptar”.