Sali Berisha: Takohen në Tiranë tradhtarët e kombit, Rama, Thaçi, Haxhiu
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarit Baton Haxhiu. Duke ju referuar një takimi që tre emrat e përmendur kanë zhvilluar sot në Tiranë, ish-kryeministri shprehet se mes tyre është diskutuar për vijimin e projektit të copëtimit të Kosovës, në bashkëpunim me Serbinë.
Me tone të ashpra, Berisha akuzon Ramën, Thaçin dhe Haxhiun si njerëz pa atdhe që po shesin interesat e kombit në pazare me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. “Ne takimin e sotëm, këta apatridë pengje të të shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i Serbisë se Madhe dhe për përpjekjet e tyre të reja që duhet të bëjnë për të përdorur edhe më tej idenë e ”zgjerimit” të Kosovës dhe “bashkimit” te saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj në funksion te serbomadhisë.
Reagimi i ashpër i Berishës vjen një ditë pasi presidenti Thaçi, në një intervistë për Top Channel hodhi akuza të forta në drejtim të tij, lidhur me rolin që ka pasur në pavarësinë e Kosovës.
Deklarata e plotë e Sali Berishës në Facebook:
“Takohen në Tiranë Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!
Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi të damkosur dhe denatyruar përfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot në Tiranë.
Ky takim kishte vetëm një qëllim, të mbanin fort në duart e tyre te zeza flamurin e Serbisë së Madhe pasi projekti i tyre antikombëtar antishqiptar u varros në Samitin e Berlinit dhe ata të shpërfytyruar u paraqiten në një rast unik në historinë e samiteve si tregtare te tokave te tyre.
Pas këtij dështimi, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, fytyrë nxirë kalojnë nga ekrani ne ekran duke i shndërruar ato në shpiftore duke besuar se me gjuhën e halabakeve ordinere, shpifësve vulgar, banditeve apatride mund të mbulojnë aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbisë së Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e copëtuar atë.
Ne takimin e sotëm, këta apatridë pengje të të shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i Serbisë se Madhe dhe për përpjekjet e tyre të reja që duhet të bëjnë për të përdorur edhe më tej idenë e ”zgjerimit” të Kosovës dhe “bashkimit” te saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj në funksion te serbomadhise.
Me këtë rast dënoj me ashpërsinë me te madhe këto përpjekje antikombëtare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmëroj ata se koshi i plehrave të historisë do të jetë banesa e turpit e tyre! sb”.