Berisha: Të përgëzojmë autorin e golit të Kombëtares, Edvin Kristaq Rama !

Protagonizmi që kërkon me ngulm kryeministri Edi Rama në aventurën e kuqezinjve në Euro 2016 u bë objekt talljesh edhe në Kuvend. Duke u drejtuar nga Ilir Meta, Berisha tha:

Zoti kryetar! Unë dua t’i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës! Po, Harrojeni! Se nuk ka bërë golin ai goli është i tij! Pandeli edhe ti je dakort me mua! Jo vetëm goli, se I ranë mediat në qafë. I thanë na kopjove shqiponjën! Na kopjove modelin! Po ai jo vetëm autor I golit, por është autor o De Biazit, i Xhanit, ai e gjeti, ai e solli, ai mësoi, ai e trajnoi, ai e bëri Xhanin të jetë ky që është sot! Prandaj ta përshëndesim edhe njëherë njeriun e sukseseve imagjinare!”

Ironi brilante!

SHKARKO APP