Berisha paraqet variant tjetër për ngjarjen me kamarierin e Vlorës

Reagim i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook: 

Edhe një herë për keqtrajtimin e kamerierit në Vlorë!
Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17-vjeçarit për një shishe uji në lokal!
Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamerierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamerierin ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin i cili ndodhet në reanimacion. Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17-vjeçarin!
Për transparencë po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit.
Uroj që jashtë çdo subjektivizmi kjo ngjarje të zbardhet plotësisht

Përshëndetje Doktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë që po të shkruaj quhem Flamur Isufi. Unë jam vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi. Ngjarja nuk është si jua kanë thënë. Vëllai im nuk e ka goditur kamerierin përkundrazi për të shmangur konfliktin në tavolinë për shkak të sjelljes provokuese të kamerierit që ka qenë e paramenduar nga pronari i lokalit për shkak të detyrës që ka mbajtur në policinë e Vlorës është ngritur nga tavolina dhe e ka këshilluar të jetë i sjellshëm me klientët. Kamerieri ka vazhduar debatin me personin tjetër duke e ofenduar. Personi i ndodhur përballë fyerjeve godet me pëllëmbë kamerierin që është gabim e faji, por i ndodhur përballë këtij fakti vëllai im është futur në mes dhe i ka ndarë duke hequr personin që kishte në tavolinë. Në asnjë moment vëllai im siç e shikoni dhe në video nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm që të cenonte kamerierin.
Doktor kërkoji të gjitha filmimet e ngjarjes dhe jo vetëm një pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të jepet e gjithë skena.
Të jepet skena si dhunohet oficeri i policisë nga pronari dhe 12 persona me shufra hekuri duke qenë në tavolinë duke pirë kafe. Vëllai im ka punuar prej vitesh në policinë e Vlorës me përkushtim dhe është vlerësuar nga eprorët e tij duke mbajtur dhe detyrën e shefit të qarkullimit prej dy vitesh deri në janar 2025. Te kjo detyrë vëllai im është përball me shumë probleme për të vendosur rregull në qarkullimin rrugor, gjë që u ka prishur punë njerëzve të paligjshëm. Le të dalë një person në Vlorë dhe të thotë që i ka dhënë një gotë ujë për të patur tolerancë për të qenë të paligjshëm.
Doktor, unë dhe vëllai im jemi nga familjet e mëdha të qytetit të Vlorës, nga familje fisnike që kanë dhënë në shekuj kontribute për këtë vend. Doktor kèrko videon e plotë dhe do shikoni që unë po ju them tè vërtetën dhe ky është llaf burri. Vëllai im është dhunuar nga pronari dhe rrugaçët që mban ai për shkak të detyrës.
Doktor Berisha, vëllai im është në reanimacion me shpatull të thyer me fraktura në trup dhe në kokë, fytyrë nga një njeri që vitin e kaluar me këta rrugaçë për një çadër plazhi rrahu barbarisht një person. Kërkoj nga ju të zbardhni dhe të thoni të vërtetën. Bashkë me këtë rrugaç ka qenë dhe gazetari Henrik Mehmeti. Faleminderit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?