Berisha tek foltorja para Kryeministrisë: Jemi para pallatit të krimit shtetëror ndaj qytetarëve

Në foltoren para Kryeministrisë, Sali Berisha po mban fjalën kundër qeverisjes. Ai tha se sot janë para pallatit të krimit shtetëror ndaj qytetarëve. Pas serisë së protestave të ngjashme, demokratët kanë paralajmëruar që do të realizojnë edhe një protestë kombëtare në javët në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë për këtë protestë se kur mund të jetë protesta kombëtare.

“Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt” – deklaroi Berisha mes ovacionesh në protestë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të pranishëm sonte në këtë foltore parlamentare qytetare dhe kudo që jeni. Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqtë e mi. Liria është si një lumë, të cilin me asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Pikërisht kjo është platforma parlamentaro-qytetare që ne inaugurojmë sot para pallatit të krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin.

Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare”- tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?