Berisha thërret protesta kundër Ramës, por a vjen njeri?!

Lideri demokrat e ka bërë zakon që sa herë ndjehet keq apo nuk realizon atë që do, thërret protesta. Por në vitet e fundit duhet pranuar se nuk vijnë aq shumë njerëz sa të rrezikojë kryeministrin. Ose me saktë vijnë shumë pak.

E kemi parë edhe në protestën e fundit kur ishte Samiti Europian në Tiranë, ku propoganda e tij bënte thirrje për protestë masive, por për dreq nuk kishte as 300 veta!

Edhe sot Berisha prapë tha se duhet të dalim në protestë për Thethin, por vetëm thethianët kanë dalë dhe Luçiano Boçi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëhere si do ta rrëzojë kryeminisstrin, lideri demokrat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta bënte dikur Berisha ndër vitet 2004-2005, kur rrëzoi kryeministrin socialist të kohës, Fatos Nanon.

Tani nuk kanë besim më demokratët se mund të bëjnë gjë me protesta, ndaj nuk dalin.

Duhet tjetër zgjidhje në PD për të rrëzuar apo bllokuar qeverinë e Edi Ramës. Duhet reformuar vetë opozita e PD!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?