Berisha flet për protestën e 10 shkurtit: Do qëndrojmë në sheshin para kryeministrisë gjersa të largojmë Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha tregoi detaje nga organizimi i protestës së 10 shkurtit para Kryeministrisë. Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Këtë e kërkojnë mijëra demokratë, shtoi lideri demokrat.

Sali Berisha deklaroi sot: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Ne thirrëm protestën me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë. Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka”- theksoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë burime të besuara tregojnë se Flamur Noka po merret personalisht me emrat që do të mund të qëndrojnë në sheshin para kryeministrisë ditë-natë me çadra. Po kërkohen emra të fuqishëm fizikisht dhe çadra.

Nëse ndodh kjo skemë e PD, do të kemi bllokim të Buldevardit kryesor të Tiranës dhe tensionim deri në përplasje fizike mes policisë dhe turmës demokrate.

Edhe Lulzim Basha e përdori çadrën e madhe para kryeministrisë, por tradhtoi sapo Rama e takoi duke i dhënë gjysmën e qeverisë e me pas e palosi.

Këtë herë Berisha dhe opozita nuk dorëzohen deri në krijimin e një qeverie të re tranzitore për zgjedhje të parakohshme.

Por kryeministri Rama ka 83 mandate dhe zor se do të dorëzohet, ndaj do të kemi përplasje të rrezikshme mes PD dhe PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?