Berisha zhbën POLIN E TRETË politik në Shqipëri

-Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-

Berisha zhbën POLIN E TRETË politik në Shqipëri

Që nga viti 1991 e deri më tani ka dy pole të forta politike, përjashtuar për ca vite kur ishte edhe LSI e Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një PS e blinduar si ushtri votash dhe një PD e copëtuar kryesisht nga vetvetja. Pra një Ramë “mbret” dhe një Berishë pa kurorë mbreti!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në vitin e fundit u kristalizua një Pol i Tretë Politik që mund të rrezikonte seriozisht dy partitë e mëdha. Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj, ishin tre emra që jepnin shpresë vendit se mund të ndryshonte skema bipolar politike e këtyre 35 viteve.

Por, për dreq, ata nuk u bashkuan në një FRONT para zgjedhjeve, por siç mbetet tradita shqiptare se “unë jam bajraktari”, ato u futën veçmas në zgjedhjet parlamentare.

Dhe nuk dolën keq! Nëse do të ishin bashkë do të shkoni mbi 10 deputetë, por prapë pranueshëm dhe shpresa mbetej në publik se diçka po ndryshon.

Fati iu doli tani me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, por edhe në bashkitë e tjera.

E humbën këtë fat!

Nëse ata do të linin inatet e bajraktarizmit shqiptar, mund të krijonin një POL TË TRETË në këto zgjedhje, ku nëse nuk fitonin, por gjithsesi krijonin forcën e numrave për në zgjedhjet e radhës vendore 2027.

I kullofiti Berisha në një gjoja front kundër Ramës, ndërkohë që treshja Lapaj-Shehaj-Qori ishin kundër sistemit të sotëm politik, pra kundër Ramës dhe Berishës.

Ndaj shikoheshin si shpresë, se do të ishin për ta rrëzuar këtë dyshe politike.

Nuk ndodhi!

I futi në thes Saliu dhe ata nuk kanë më asnjë shans të bëhen Pol i Tretë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?