Berisha: Zv/Ministri i LSI, “çimkë” Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të pazakontë sot. Sipas tij, Ministri i Brendshëm është vënë nën përgjim nga aleati i koalicionit qeverisës, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me denoncimet e Berishës gjithmonë mbetet problem konfirmimi i ngjarjes, pasi jo pak herë denoncimet e tij kanë rezultuar të pavërteta. Zakonisht ai përdor burime që u referohet si qytetari dixhital. Këtë herë dëshmia është dhënë nga vetë ai në Facebook, pa dhënë informacione se nga i ka marrë të dhënat.

Berisha thotë se Ministri dyshon se çimka është vendosur nga Zëvendësministri i LSI-së në Ministrinë e Brendshme. Interesant është fakti se jep dhe detaje konkrete në cilën pjesë të zyrës është gjetur aparati përgjues.

Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri:

“Ne zyren e Saje qorrit gjendet nje çimke! Te dashur miq, parmbrëmë, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet një goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zëvendësministrin e LSI dhe 2-njërin nga asistentet e tij. Por njerëzit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjetër është intim! Sb”,- shprehet Berisha.

SHKARKO APP