Sali Berisha: 23 milion euro vidhen nga treshja Rama-Kokëdhima-Sula

Nga Sali Berisha

(Facebook)

Kryehajduti i shtetit, Edi Rama me kryemafiozet e tij, sivllaun Kokedhima e Besnik Sula dhe hajdutin e shtetit Gjiknuri, vjedhin 23 milione euro Albpetrol!

Hashtag Albania boton dokumenta autentike te nje vjedhjeje monstruoze me naften te kryehajdutit te shtetit Edi Rana me kryemafiozet e tij, sivlla Kokedhima e Besnik Sula dhe hajdutin e shtetit Damian Gjiknuri!

Sipas ketyre dokumentave Albpetrol i ka shitur Besnik Sules me urdher te Kokedhimes dhe Gjiknurit, 255 mije ton nafte me çmim 20% me lire sesa çmimi i burses, çmim me te cilin shiste naften e vet Bankers Petroleum, duke bere keshtu qe kompania shteterore te fitonte 105 milione euro dhe jo 128 milione euro saç fitonte me shitjen e te njejtes sasi Bankers.

Keshtu, Albpetrol ka humbur 23 milione euro nga shitja e naftes, sasi kjo qe eshte ndare midis Kokedhimes, Besniku te Partise dhe hajdutit te shtetit Damian Gjiknuri. Nderkohe qe keta kyemafioze ndajne me njeri tjetrin dhe hajdutin e shtetit Gjiknuri 23 milione euro.

1200 familje ne Ballsh vuajne per kafshaten e gojes prej 8 muajve sepse kryemafiozi Sula nuk i paguan firmes qe ka uzinen, detyrimet e tij me e cilat ajo paguante rrogat e punetoreve por ndan parate me kryemafiozin tjeter Kokedhima, qe urdheron Puken ti shesi atij dhe Besnikut, me 20 % ulje, 255 mije ton nafte te shtetit.

Natyrisht ne kete vjedhje ka duart e pista edhe hajduti i shtetit Damjan Gjiknuri, i cili eshte njoftuar prej kohesh per kete akt kriminal por ka preferuar te ngrohe dhe ai xhepin e tij te shqyer de te zbatoj urdherin e Edi Rames, qe te mbylle syte pasi ne tave eshte dhe vet ai.

Me poshte keni shkrimin e plote te Hashtag Albania. sb

DOKUMENTI- Afera 100 milionë USD, Albpetrol manipuloi 2 tenderat e shitjes së naftës

Një raportim i kompanisë shtetërore Albpetrol mbi shitjet e sasive të naftës bruto në vitin 2014, ka zbuluar se kjo kompani i ka shitur sasitë e naftës 20% më lirë se çmimi i tregut.
Të dhënat mbi këto shitje i disponon të analizuara dhe ministria e Energjitikës dhe Industrisë e drejtuar nga z.Gjiknuri.
Madje ministria e Energjisë në bashkëpunim me nismën EITI, kanë analizuar dhe çmimet e shitjes së Albpetrolit dhe ka rezultuar se Albpetrol i shiste fuçitë e saj të naftës 20% më lirë se Bankers Petroleum, kjo e fundit operon me çmimin e bursës ndërkombëtare.

Dy tenderët e ekzekutuar në vitin 2014 nga Albpetrol, kanë shitur afro 255 mijë tonë naftë, ndërsa çmimi i shitjes në total shkon në 105 milionë dollarë.

Nëse Albpetrol do të aplikonte çmimin e bursës dhe vlerën reale në treg të kësaj nafte, çmimi do të ishte 128 milionë dollarë dhe jo 105 milionë dollarë. Çka do të thotë se toleranca në çmimin e tenderit shkon në 23 milionë dollarë.

Një zyrtar shtetëror, sqaroi për HashtagAL detaje mbi domethënien e këtyre dy shitjeve:

“Albpetrol e ka shumë të thjeshtë. Mund t’ia lerë Bankersit t’i shesë këto sasi me çmimin e tregut dhe të arkëtonte 23 milionë dollarë më tepër. Fakti që kjo nuk ndodh do të thotë se drejtuesit e Albpetrol kanë dritë jeshile për të abuzuar. Veprimi është shumë i dyshimtë dhe me sa duket ky 20% tolerim, ka shumë gjasa të jetë gjoba e marrë në paradhënie”

Këto sasi Albpetrol i ka shitur në disa kompani private, por kompania që ka blerë pjesën e luanit është “TPD-Trading Petrol & Drilling”, në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj (Beso i Taivanit).
Kjo kompani ka dhe një kontratë shfrytëzimi me kompaninë ARMO dhe ka në përdorim rafinerinë e Ballshit.

Burime të informuara i thanë HashtagAL se ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ndonëse është në dijeni mbi këtë manipulim flagrant me çmimin e shitjes së naftës nga Albpetrol, nuk ka shumë në dorë për të ndryshuar ndonjë gjë.

Albpetrol, drejtohet nga z.Endri Puka, ai më parë ka punuar si administrator i disa kompanive private të z.Koço Kokëdhima, sot Puka punon i qetë nën garancitë politike të z.Kokëdhima.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri edhe pse ka qenë i informuar në kohë mbi detajet e këtyre shitjeve, nuk ndërrmarë asnjë masë parandaluese, por përkundrazi, ai ka neglizhuar dhe disa informacione denoncuese që kanë ardhur pranë tij mbi këto shitje në vitin 2014. / HashtagAL

SHKARKO APP