Berisha sulmon duke mbrojtur Albana Vokshin: Rama është një kaqol !
Nga Sali Berisha
(Facebook)
Kesaj i thone cherchez la femme. Edi Rama merret me inate grash!
Qe nje kryeminister te padise nje zonje, nje deputete si Albana Vokshi per deklaratat e saj politike, kete mund ta beje vetem nje kaqol, por e ben dhe Edi Rama!
Zonja eshte nje ze i respektuar nga publiku pasi me guxim te vertete ka denoncuar vjedhjet dhe shperdorimet e mbi 330 milione euro me koncesione dhe ilace nga klani Rama-Beqja-Nushi etj. Mediat kane shkuajtur gjithashu qindra artikuj per vjedhjet dhe shperdorimet e Rames dhe ministrave te tij. Ne parlament deputete te tjere te opozites kane denoncuar mega-korrupsionin e tij me CEZ, dogana, tatime, koncesione, udhetime, ekspozita etj etj. Por ata qe ndjekin parlamentin kane konstatuar se Rama e humbet kontrollin e vetes sa here krtikohet me argumenta bindese nga zonja Albana Vokshi. Rama reagon ndaj Albanes me nje fjalor ordiner, te denje vetem per te dhe tani pas kesaj vjen dhe padia.
Ne te vertete, padia, me te cilen i ka bere nder ne aparence por vetem ne aparence, i duhet Rames si gjethe fiku per te mbuluar korrupsionin dhe vjedhjet e medha.
Por kjo vetem ne aparence sepse lepuri fle tjeter kund. Urrejtja e Rames per Albanen eshte urrejtje patologjike e tij per motren e saj, zonjen Mimoza Vokshi, dikur ish keshilltare e imja si president, e cila ka patur shoqeri dhe lidhje pune me zonjen Linda Basha qe ne vitet 90 e ne vazhdim. Mirepo me vone, ne nje moment te dhene Mimoza e pyetur nga znj Basha i ka shprehur haptas dhe me sinqeritet mendimet e saj shoqes se vet, pa menduar se kjo do ti shnderrohej shpejt ne nje urrejtje dhe hakmarrje te papermbajtur te nje bipolari kunder saj dhe te gjithe familjareve te saj.
Si perfundim, i them Edvin Kristaq Rames se ti qe merresh me gjera te tilla nuk je as burre dhe as grua, por mjerimi i vertet i njeriut! sb